Presidenti Ilir Meta ka folur ditën e sotme edhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kombinat.
Meta shprehet se është shokuar nga lajmi ndërsa thotë se ka kërkuar më shumë informacion në lidhje me vetëflijimin e nënës dhe vajzës së saj në zonën e Kombinatit në emër të ringjalljes.
“Jam shumë i shokuar nga ai lajm që ka tronditur opinionin publik. Kam kërkuar informacione dhe shpresoj që kjo çështje të hetohet deri në fund dhe të ngarkohen me përgjegjësi të gjithë ata që instrumentalizojnë qytetarë të pafajshëm dhe bëhen shkak për humbjen e jetës së tyre”, tha Meta.
/e.rr