Një 27-vjeçare ukrainase është plagosur teksa po strehonte foshnjën e saj nga shpërthimet në Kiev.
Ajo ka rrëfyer momentin e vështirë duke thënë:
“Unë u plagosa në kokë dhe gjaku filloi të rrjedhë. Dhe pastaj gjaku filloi të rrjedhë tek foshnja. Nuk mund ta kuptoja nëse gjaku ishte i saj”, tha Olga në shtratin e spitalit të fëmijëve Okhmatdyt.
Fotografitë e Olgës me kokën e saj të fashuar dhe pjesën e përparme të trupit të mbuluar teksa mbante në krah vajzën e saj Victoria janë bërë virale në rrjetet sociale.
Të dyja po vijojnë trajtimin mjekësor në spital.
/a.r











