• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nëna tentoi të mbyste binjaket 6-vjeçare, flet dëshmitari: U hodha në lum dhe ja mora nga duart!

by Java News
16/08/2018 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë pasi 42-vjeçarja Rudina Kishta nga Fieri dogji shtëpinë e bashkëjetuesit dhe tentoi të mbyste vajzat e saj binjake në lumë, djali që i shpëtoi ka treguar ngjarjen e rëndë. Në një prononcim për “BalkanWeb” me gazetarin Ervis Kuci, ‘heroi’ Ardimir Murataj ka treguar se nëna po tentonte të mbyste vajzat dhe veten, ndërsa ai është hedhur në lumë me një person tjetër për t’i shpëtuar.

Djali tregon se njërën nga vajzat 6-vjecare e ka nxjerrë nga uji pa ndjenja dhe i ka bërë frymëmarrje artificiale, ndërsa nëna mostër tentoi t’i mbyste me thonj vajzat e saj pasi ato kanë dalë nga uji.

Si e përjetuat atë moment?
Unë isha duke peshkuar në lumë dhe shoh një grua me dy fëmijë që vjen në krahun tjetër të urë matanë. Duke kaluar avash avash u hodh direkt në lumë, njërën vajzë e kishte në krah dhe tjetrën e kapi për flokësh dhe filloi t’i zhysë. Unë kam shkuar me vrap dhe u zhyta me kokë për të kaluar në krahun matënë, ku thedhësia mund të jetë më shumë se tre metra. Kam ecur me not dhe i kam hequr një gocë nga duart, ndërsa gocën tjetër e kishte kapur për flokësh dhe ka ikur pak larg. Kam ardhur me not dhe pashë që goca ishte e mbytur komplet. I kam bërë frymëmarrje artificiale, pasi e nxora nga uji dhe i shpëtova. Më pas ka reaguar edhe një peshkatar i komunitetit rom ku ka shpëtuar gruan. Pasi doli gruaja donte t’i mbyste fëmijët me thonj. Ne lajmëruam policinë dhe gruaja sërish tentoi të mbyste fëmijët edhe në sy të policisë.

Gruaja donte të mbytej edhe vetë?
Po normale donte të mbytej bashkë më vajzat. Ajo u zhyt me dy fëmijët prapë.

Dëgjuat të thoshte ndonjë gjë?
Jo nuk dëgjova asgjë. Ajo thoshte fëmijët janë të mitë dhe do bëj çfarë të dua. Më lini se do i mbys. Ato ishin dy engjëj dhe ishin shumë të bukura.

Vetë vajzat kërkonin ndihmë?
Ato po qanin dhe thoshin mos më largoni nga mami. Duam mamin.

Ju si u ndjetë që patë këtë skenë?
U ndjeva i shokuar. Të shohësh dy engjëj që mbyten…

Ju për çfarë vini këtu?
Thjesht për të peshkuar sepse jam i papunë.

Çfarë deklaroi dje nëna në gjykatë

Rudina Kishta pranoi dje gjykata e Fierit se kishte djegur shtëpinë e bashkëjetuesit të saj, pasi ai e dhunonte. Pasi iu caktua masa e sigurisë ‘arrest me burg’ Rudina pohoi para gazetarëve se prej 6 muajsh jetonte në kushte të vështira. Po ashtu ajo pranoi edhe tentativën për mbytjen e dy vajzave të mitura në lumë, ndërsa habiti me deklaratën e saj ndërsa tha se; “vajzat do i mbysja, se të mijat janë”. Këtë veprim 42-vjeçarja e ka kryer pasi ka djegur shtëpinë. “Kam 6 muaj qe jetoj në kushte të vështira dhe bashkëjetuesi ishte i dhunshëm dhe pinte”, tha ajo, ndërsa gjykata caktoi ndaj saj masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

ma.me

Next Post
FOTOT/ Vajzat shqiptare VIP, që e bën këtë verë edhe më të nxehtë

FOTOT/ Vajzat shqiptare VIP, që e bën këtë verë edhe më të nxehtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

February 25, 2026
Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

Pezullohen nga detyra dy inspektorë, njëri u kap me 1 mln euro të fshehura në Merdarë, tjetri dyshohet se goditi të shoqëruarin në Patos

February 25, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Misioni faktmbledhës i PPE, Berisha i pret në PD: Folëm për zgjedhjet dhe narkoshtetin

February 25, 2026
Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, dëshmia në GJKKO: Hapa derën se më ra plumbi në shtëpi, kur dola e pashë…

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, dëshmia në GJKKO: Hapa derën se më ra plumbi në shtëpi, kur dola e pashë…

February 25, 2026
Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

February 25, 2026
Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

February 25, 2026
“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

February 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Shkurt 2026

February 25, 2026
Konjufca: Një emër nga familja Jashari për president, konsensus automatik në shoqëri

Konjufca: Një emër nga familja Jashari për president, konsensus automatik në shoqëri

February 25, 2026
Pas Sllovakisë edhe Hungaria nxjerr në pah problemet e BE

Orban humb zgjedhjet në prill? Sondazhi nxjerr fituese partinë opozitare në Hungari

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In