• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nëna shqiptare futet në grevë urie te varri i djalit që vdiq në punë/ Dua të vërtetën, s’më lanë t’i thosha as lamtumirë

by Java News
25/09/2019 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Unë kam luftuar për vite të tëra për të njohur të vërtetën, por të gjithë më kanë braktisur. Nga sot nuk do të lëviz nga varri i djalit tim derisa të kem përgjigje”.

Ky eshte apeli i deshperuar i shqiptares Lena Dodaj, nënë e Maringlenin, punetorit qe vdiq në moshën 25 vjeç, më 18 tetor 2011, pasi ra nga çatia e një ndërmarrje në Narni Scalo.

Gruaja, e cila kërkon të hedhë dritë të plotë mbi ngjarjen ku humbi jeten i biri ka nisur greven e urise, ne varrin e tij.

Gruaja ka theksuar se nuk do te levize nga varrezat e Ternit, ku prehet djali i saj, pasi pretendon se atij nuk iu be autopsia dhe ajo nuk mundi ta shihte.

“Funerali i djalit tim u mbajt pa u kryer asnjë autopsi. Askush nuk donte të më jepte përgjigje, madje as mjekët. Madje m’u mohua ta shikoj djalin tim në momentet e fundit, në shtratin e spitalit. Unë nuk i thashë dot as lamtumirë. Unë thjesht e pashë atë në një arkivol. E gjitha kjo ngjan me një histori të zezë dhe të padëgjuar më parë”, ka thene ajo, sipas raportimit qe bejne mediat italiane. 

Ajo thote se nuk do te levize nga varri i te birit derisa te rihapet hetimi e te zbardhet shkaku i vdekjes.

“Une dua te shoh gjithcka. Unë do të fle në makinë para varrezave sonte dhe nesër në mëngjes do të jem përsëri këtu. U bëj thirrje të gjitha forcave politike dhe të gjithë atyre që mbrojnë qytetarët e braktisur nga drejtësia të mund të më ndihmojnë mua dhe këdo që ka problem të ngjashëm”, ka thene ajo.

“Ai kishte mbërritur i vetedijshem ne spital” tha ajo, “por pas disa orësh vdiq. Ata më thanë që ai kishte hyrë në dhomën e operacionit, por ai në të vërtetë vdiq në dhomën e urgjencës. Cfare ndodhi?”.

g.kosovari

Next Post
Detaje/ Juventusi fiton edhe pa “mbretin”, statistikat kundër Ronaldos

Detaje/ Juventusi fiton edhe pa “mbretin”, statistikat kundër Ronaldos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In