• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nëna shqiptare dëbohet pas 18 vitesh nga SHBA pa u thënë lamtumirë 3 fëmijëve

by Java News
18/05/2018 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rasti i shqiptares Cile Precetaj, ka pushtuar disa herë ndër vite faqet e para të mediave botërore, pasi prej vitit 2007 ajo ka rrezikuar dëbimin nga SHBA, edhe pse është e martuar dhe ka tre fëmijë në këtë shtet.

Por të mërkurën autoritetet amerikane e kanë deportuar pa i lënë kohë as të përshëndetet me familjen, të cilët kanë deklaruar për “Detroit Free Press” se kanë mësuar se çfarë ka ndodhur me Cile Precetaj vetëm kur kishte mbërritur në Gjermani, nga ku ajo i kishte telefonuar për t’u thënë se po deportohej për në Shqipëri.

“Fëmijët e mi janë të shkatërruar, të traumatizuar. Ata nuk ndalojnë së qari”, ka deklaruar bashkëshorti i saj Pete Gojcaj për “Detroit Free Press” këtë të enjte.

E martuar me Pete Gojcaj, gruaja ka tre fëmijë me nënshtetësi amerikane, djalin 16 vjeç dhe dy vajzat, 10 dhe 8 vjeç.

Sipas mediave amerikane, mësohet se Cile Precetaj shkoi në Amerikë për një jetë më të mirë pas disa problemeve serioze që pati në Shqipëri në vitin 2000. Për shkak të kësaj situate ajo kërkoi të fitonte statusin e azilantes politike, kërkesë e cila iu hodh poshtë në vitin 2007.

Një vit më vonë, e njëjta kërkesë iu rrëzua edhe nga Gjykata e Apelit. Pas humbjes së gjyqit u dha dhe urdhri për deportim , e pas një sërë kërkesash e peticionesh zyra e migracionit vendosi t’i japë edhe një vit qëndrim Cile Precetajt.

Por mëngjesin e 26 prillit të këtij viti ajo u arrestua për t’u deportuar nga SHBA, teksa kishte hapur sërish çështjen në Gjykatën e Apelit me pretendimin se kërkesa për deportim e ICE bazohet tek individët që paraqesin një kërcënim për sigurinë kombëtare, sigurinë publike dhe sigurinë kufitare, ndërsa vetë 46-vjeçarja nuk ka asnjë rekord kriminal. Por më 16 maj të këtij viti ajo u nis drejt Shqipërisë, pa lajmëruar as familjarët për ditën e deportimit, shkruajnë mediat amerikane.

a.ç

Next Post
Sherr në familje, 17-vjeçari godet babain me mjete të forta

I riu gjendet i pajetë pranë sheshit 'Flamuri' në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In