• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëna nga Tirana akuzon PD-në: Përdorët fëmijën tim për të sulmuar kopshtet

by Java News
01/11/2018 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në disa portale u publikua dje rasti i një fëmije të vogël, për të cilin pretendohej se ishte lënduar në një prej kopshteve publike të Tiranës. Lajm i cili u mor menjëherë ‘copy&paste’ edhe nga dy deputetë të PD-së, Albana Vokshi dhe Agron Shehaj, që nuk vonuan ta publikojnë në profilet e tyre në Facebook.

Lajmi në fjalë me sa duket ka prekur emocionalisht nënën e fëmijës, e cila përmes një letre ka vendosur të reagojë, duke e quajtur lajmin e publikuar nga portalet pranë PD-së, por edhe nga deputetët Vokshi dhe Shehaj, si të pavërtetë, abuziv dhe të deformuar.

Në një letër publike, nëna e vogëlushit, Denisa Karaj, një grua e divorcuar nga bashkëshorti, shprehet se historia e publikuar është servirur në atë mënyrë për përfitim politik nga PD-ja, e cila përmes djalit të saj kërkon të shfrytëzojë rastin për të sulmuar çerdhet dhe kopshtet e Tiranës.

Në fakt, ne kemi mësuar se ish-bashkëshorti i saj rezulton të jetë vëllai i ish-drejtorit të Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës në kohën kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha, i mirënjohuri Florenc Hoxha.

Lidhja e ngushtë e ish bashkëshortit të saj me PD me sa duket tregon se ngjarja e servirur nga Vokshi, Shehaj dhe portalet e djathta kish për qëllim sulmin nga kopshteve të Tiranës.

Më poshtë po botojmë të plotë letrën publike të Denisës:

“Unë Denisa Karaj, mamaja e Alen Hoxhës, deklaroj se artikulli i shkruar në portalin Syri.net është i ekzagjeruar. Asnjë nga personeli i kopshtit 20 nuk ka dashur që Alenit t’i ndodhi ajo që i ndodhi. 

Babi i Alenit në të dyja rastet nuk ka qenë prezent. Në rastin e kopshtit 20, me insistimin tim dhe të drejtoreshës, është lajmëruar. Edhe pse u lajmërua, nuk erdhi kurrë të shikojë djalin. 

Nga portalet kam parë që ka shkuar Albana Vokshi dhe Agron Shehaj, persona të cilët unë nuk i njoh dhe ata nuk më njohin as mua, as djalin tim, dhe nuk dinë asgjë përveç rreth ngjarjes, por po të dinë arsyet e divorcit nuk do të kishin të drejtën morale mbi të gjitha të përdorin djalin tim dhe dhimbjen që vetëm unë dhe djali kemi kaluar për arsyet e tyre të shpifura politike. 

Nr im i tel është 069327682. Jam e gatshme dhe e hapur të flas me cilindo që është i interesuar të dijë të vërtetën.

 Gjithsesi, të gjithë portalet dhe personat që përdorin fëmijën tim për punët e veta të shpifura do të denoncohen nga unë”.  /Tiranapost/

Next Post
PD sulmon kryeprokuroren: Marku po godet grupin e prokurorëve antimafia

PD "rrëzon" konferencën e Tahirit: Krimet i ke kryer këtu dhe jo në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In