• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nëna më tha vrite fëmijën”, Jeta rrëfen vuajtjet e shkaktuara nga familja

by A R
23/10/2022 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeta është një grua 48 vjeçe e cila vjen nga një fshat i Ballshit. Kur ishte e vogël ajo ka vuajtur shumë dhe është trajtuar shumë keq nga familja. Prej kohësh ajo e ka ndërtuar jetën e saj në Itali, ndërsa në Shqipëri dyert për të janë të gjitha të mbyllura, pasi asnjë i afërm nuk e takon.

Në rubrikën “Kam një mesazh për ty” në emisionin “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan ajo ka rrëfyer se fëmijëria e saj ka qenë e vështirë dhe plot vuajtje dhe se është martuar dy herë pa dëshirë nga prindërit e saj. Herën e parë ajo është martuar në moshën 19-vjeçare më një burrë që aso kohe ishte 30 vjeç.

Pas martese Luljeta tregon se është keqtrajtuar shumë në shtëpinë e burrit madje edhe nga vjehrri dhe vjehrra e kur ngeli shtatzënë vendosi të kthehej në shtëpinë e prindërve. Në atë kohë asaj i është dashur t’i dalë kundër edhe nënës dhe motrave të saj të cilat pasi mësuan se Jeta ishte shtatzënë i kërkuan asaj ta hiqte fëmijën.

Jeta: Kur kam qenë e vogël kam vuajtur shumë dhe jam trajtuar keq nga familja. Pas fëmijërisë së vështirë më kanë martuar të vogël.

Ardit Gjebrea: Sa vjeçe të kanë martuar?

Jeta: 19 vjeçe. Dhe pa lejen time. Nuk më kanë pyetur.

Ardit Gjebrea: E njihje burrin?

Jeta: Jo. Vetëm kur erdhi më thanë që ka ardhur edhe më parë. Vendosën ata, jo unë. Dhe ishte më i madh se unë në moshë.

Ardit Gjebrea: Sa vjet ishte më i madh?

Jeta: Ai ishte 30 unë 19.

Ardit Gjebrea: 11 vite diferencë. Si shkoi martesa e parë?

Jeta: Nuk shkoi mirë martesa. Unë ngela shtatzënë dhe u thashë të shtëpisë se nuk shkoj mirë. Mami me motrat më thanë vrite fëmijën.

Ardit Gjebrea: Vrite fëmijën! Ti çfarë bëre?

Jeta: Nuk e vrava, nuk i dëgjova ato. Babi nuk dinte gjë. Se punonte me naftën, nuk e dinte ç’ndodhte në shtëpi. Kur vjen babi në Ballsh në spital i thashë që nuk dua të kthehem atje.

Ardit Gjebrea: Në shtëpinë e burrit?

Jeta: Po.

Ardit Gjebrea: Po pse ?

Jeta: Më trajtonin keq, vjehrra më vjehrrin më shumë. Kur dola nga ditët erdhi babi më mori. Kam vajtur në fshat dhe mami tha “çoje vajzën atje, nuk do e mbajmë”.

Ardit Gjebrea: Po pse kjo sjellje e nënës?

Jeta: Sikur isha e huaj. Nuk e di edhe në jetimore ta marrësh fëmijën nuk duhet ta trajtosh kështu.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi më pas?

Jeta: U ktheva në shtëpi, mami thoshte “do e çosh”, unë nuk thosha nuk e çoj, babi tha “mirë nuk do e çojmë vajzën”.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin vajza?

Jeta: Luljeta.

/a.r

Next Post
Peshorja e drejtësisë, pas 8 muajve në qeli Jennifer Chollet: Pafajësia fitohet, nuk paguhet

Peshorja e drejtësisë, pas 8 muajve në qeli Jennifer Chollet: Pafajësia fitohet, nuk paguhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

April 5, 2026
Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In