• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nëna e Stresit: Arrestimi i tij është një hakmarrje 24 orëshe

by Java News
19/10/2018 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Hakmarrje 24 orëshe” e quan nëna e Stresit arrestimin e tij në një hotel në Linzë dy ditë më parë. Sipas Shpresa Lushajt, gjithçka ka ndodhur pas padisë që i shoqi, Sali Lushaj, depozitoi në Gjykatën e Tiranës kundër deputetit socialist Taulant Balla.

Madje, nëna e këngëtarit ka dyshime të forta për momentin e arrestimit të Stresit, aq sa shprehet se pistoleta e pretenduar si e të birit dhe që e mbante pa leje, nuk ishte e tij. Ajo thotë se djali i saj ka qenë në një ditëlindje e më pas ka fjetur në hotelin ku i shkoi Policia për ta arrestuar, duke i vënë prangat në gjumë.

Ndërsa policët mbanin në dorë një pistoletë dhe një peshqir. Kështu i është shprehur vetë Stresi avokatit gjatë ditës së djeshme. Shpresa Lushaj hedh poshtë çdo mundësi që i biri të jetë pjesë e një grupi kriminal dhe të gjithë këtë operacion policor ajo e quan një farsë të turpshme.

Djali juaj është arrestuar të mërkurën, i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal. Çfarë dini ju rreth akuzave të ngritura ndaj Stresit?

Padia që i bëri bashkëshorti im zotit Taulant Balla, menjëherë u kthye restoja me ndalimin dhe arrestimin e Stresit. Pra, është një hakmarrje 24 orëshe.

Pra, ju mendoni se arrestimi i Stresit është hakmarrje?

Po, absolutisht hakmarrje. U bë një gjyq pa njoftuar fare, duke thënë se ishte në procedim, po e ndiqnin dhe Gjykata mori një vendim. Një vendim i pabesueshëm, në kuptimin që, nuk ka ndodhur një krim, Stresi nuk është as bandë, as grup kriminal. Absolutisht është një artist i lirë, i pacensuruar, i rritur deri në moshën 19-vjeçare në Europë, siç rriten të gjithë europianët. Sheh të bardhën i thotë e bardhë, sheh të zezën i thotë e zezë. E zhvesh këmishën në lokal, sepse i duket e lirë çdo gjë. Ka sedër, është djalë me principe morale. Nuk mund t’i thuash Stresit grup kriminal. Ne në familjen tonë çfarë nuk kemi kaluar. As nuk kemi prona, as nuk kemi lokale, restorante, hotele, jahte, makina luksoze, as parcela të mbjella. Nuk jemi aluduar asnjëherë për shitje, për mbjellje, për asnjë gjë të tillë. Ne jemi njerëz që na u ka vënë politika, jo sot, por 40 vjet përpara. Të internuar politikë, bashkëshorti im i dënuar politik, unë që kam rritur fëmijët pa burrin, duke shkuar nga një burg politik, në internim, nga internimi prapë në burg politik derisa kemi ardhur këtu.

Çfarë ju ka thënë avokati?

Nuk ka ndodhur asnjëherë që Stresi të plagosë, të vjedhë, të përdhunojë, të grabisë banka. Kush është grupi kriminal? Për çfarë arsyeje ai quhet grup kriminal. U bëj thirrje të gjitha instancave, që të bëhet figura jonë e pastër në publik dhe të shihet çdo gjë në qoftë se ka lidhje me grup kriminal. Në qoftë se quhesh grup kriminal, ti ke vrarë, ke grabit. Këtu po ndodhin grabitje, kapje me tonelata të lëndëve narkotike. Dhe sot Stresi ka një akuzë. Se ku është bazuar Prokuroria që ka kërkuar “arrest me burg” për Stresin, unë nuk e kuptoj. Ajo e di, ndoshta janë baza ligjore që ata kanë vënë, ne do e shohim në vazhdimësi, pasi ai do dalë në gjyq.

A keni komunikuar nëpërmjet avokatit me Stresin?

Ai është shumë optimist.

Po Stresi vetë, çfarë ka deklaruar?

Ai ka thënë që pas festimit të një ditëlindjeje kanë fjetur në një hotel, bashkë me një shokun e tij. Ky në dhomën e vet, ai në një dhomë tjetër. Policia ka hyrë brutalisht dhe e ka gjetur në gjumë. Në momentin që është zgjuar, Stresi thotë që i ka parë policët që kishin një armë në dorë dhe kishin edhe një peshqir që e mbanin në dorë. Kaq ishte. Edhe lajmi që u dha nëpër media ishte vetëm një fotografi, nuk ishte momenti i kontrollit. Ishte momenti që zgjonin Stresin, e kapnin nga krahët, e sillnin në oborrin e Policisë dhe asgjë tjetër./Panorama/

Next Post
FOTOT/ Aksident në Tiranë, automjeti përplas të moshuarin

FOTOT/ Aksident në Tiranë, automjeti përplas të moshuarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In