• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nëna e ndau nga familja, tani i rrezikohet jeta nga bombat e Turqisë/ Flet i ati i 11-vjeçarit në kampet e ISIS: Ja ç’më premtoi Rama

by Java News
19/10/2019 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ati i 11-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha që mbahet në kampet e ISIS në Siri ka humbur gjurmët e të birit 10 ditë pasi e takoi. Pas publikimit të historisë së dhimbshme në mediat italiane, Afrim Berisha i kontaktuar nga Report Tv u shpreh se prej gati 10 ditësh nuk po arrin që të lidhet me të birin dhe njerëzit që ka dërguar në kampin “Al Holit” nuk e kanë gjetur më aty.

Afrim Berisha rrëfen edhe bisedën me kryeministrin Edi Rama, i cili i ka premtuar se do të angazhohet personalisht për të gjetur djalin. Edi Rama u shpreh sot se është e vështirë nxjerrja, por ka një plan me partnerët për t’i larguar nga ato kampe. Kreu i qeverisë theksoi se është përgatitur e gjithë infrastruktura e nevojshme për transportimin e tyre dhe plan specifik masash për trajtimin e tyre më pas në Shqipëri.

Intervista e plotë në Report Tv
Ju jeni babai i djalit që është në një kamp në Siri?
Po, ishte në një kamp në Siri, tani nuk po mundem ta gjej më dhe nuk di gjë. Ka humbur ka 7-8 ditë a 10 ditë që nuk rezulton aty, kam paguar njerëz i kam çuar dhe akoma nuk kam përgjigje a është apo nuk është a e kanë marrë apo kush e ka marrë.

Po si mund ta gjeni a ka ndonjë mundësi? I keni kërkuar informacion autoriteteve shqiptare tu ndihmojnë ose tu japin ndihmë? 
I kam kërkuar, kam fol sot me Edi Ramën dhe më ka dhënë disa përgjigje të mira pastaj nga ora 4-5 ka qenë duke dhënë konferencë shtypi edhe ka folur direkt vetëm për mua.

Dhe çfarë ju tha kryeministri?
Ai më tha cdo gjë i kam hy personalisht asaj pune dhe do interesohem, por për momentin nuk ka shtet në botë që merret vesh me e gjet.

Po në çfarë zone ka humbur pak a shumë, ku mund të jetë djali?
Unë djalin e kam lënë në kampin “Al Holit”.

Por si është historia e 11-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha? Ai ka lindur në Itali, nëna e ka marrë 6-vjeç në 2014 dhe iku në Siri për t’iu bashkuar ISIS, ndërsa tani është 11-vjeç.

I ati e gjeti përmes Kryqit të Kuq, ndërsa shkuan në Siri me emisionin “Le Iene” pak ditë para fillimit të sulmeve ushtarake turke duke e takuar. Nëna e Alvin ka vdekur. Autoritetet kurde thonë se ajo mbeti e vrarë gjatë bombardimeve, për të shkatërruar bastionin e fundit të ISIS në këtë zonë.

Ajo ndodhej së bashku me bashkëshortin e ri, një xhihadist dhe tre fëmijët e saj. Gjatë bombardimeve ku humbi jetën nëna e tij djali është plagosur në këmbë. Djali ka lindur në Itali ndërsa momentin që takon të atin flet shqip duke i kërkuar “do ikim sonte, do ikim tek gjyshi?”.

I ati e la aty duke i thënë që  nuk mundet se duhet të plotësojë dokumentet. Por pak ditë më pas Afrim Berisha thotë se ka humbur kontaktet me të birin.

g.kosovari

Next Post
Imami “rrënon” Bashën: E pëlqejnë vetëm 18%. Po e ngordh PD-në duke i shërbyer Ramës

Imami “rrënon” Bashën: E pëlqejnë vetëm 18%. Po e ngordh PD-në duke i shërbyer Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

March 27, 2026
Berisha hodhi mbi Ramën “përgjegjësinë” për kërcënimin ndaj Kalasë, Evi Kokalari publikon meszhin: Këta të PD janë kllouna, jam pa fjalë

Berisha hodhi mbi Ramën “përgjegjësinë” për kërcënimin ndaj Kalasë, Evi Kokalari publikon meszhin: Këta të PD janë kllouna, jam pa fjalë

March 27, 2026
A do përdorë SHBA trupa tokësore në Iran dhe kur pritet të përfundojë lufta? Rubio jep informacionet e rëndësishme

A do përdorë SHBA trupa tokësore në Iran dhe kur pritet të përfundojë lufta? Rubio jep informacionet e rëndësishme

March 27, 2026
Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve në vitin 2025, zbardhen të dhënat

Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve në vitin 2025, zbardhen të dhënat

March 27, 2026
Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

March 27, 2026
Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

March 27, 2026
Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

March 27, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku ndryshon beteja e Ramës dhe Berishës

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In