Një lajm i rëndë po qarkullon në media për të ëmën e Luiz Ejllit, ku thonë se ka ndërruar jetë mesa duket për të fituar klikime.
Megjithatë për të përgënjeshtruar lajmin ka reaguar profili zyrtar i banorit të BBVip që përdoret nga miqtë e tij.
“Ju lutem tregohuni të kujdesshëm. Nuk e kuptoj arsyen e këtyre lajmeve të rënda dhe të rreme.
Mami i Luizit gëzon shëndet të plotë. Kjo që bëni nuk është njerëzore,” shkruhet në story-n e instagram-it të tij.
E ëma e Luizit jeton në SHBA, ku pak javë më parë i dërgoi një letër djalit të saj brenda shtëpisë.