• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nëna e 14-vjeçares që ngacmohej nga mësuesi flet për mesazhet tronditëse në FB

by A R
11/05/2017 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 9 maj, një mësues matematike i një shkolle 9-vjeçare në Kashar, në Tiranë, u arrestua me denoncimin e një nxënëseje të tij për ngacmim seksual.

Sipas dëshmisë së vajzës 14-vjeçare, mësuesi e mbante pas mësimit, e puthte në buzë dhe e prekte në zonat intime.

Sot, në studion e Rudina Magjistarit, ishte e ëma e vajzës e cila tregoi historinë duke dhënë shembullin më të mirë sesi një familje duhet të sillet para një rasti të tillë.

“Ne mësuesin e njihnim sepse i kishte dhënë mësim edhe vajzës së madhe. E konsideronim person me autoritet, kërkonte rregull në shkollë, e respektonim. Ishte diçka e pabesueshme. Unë i kisha thënë disa herë në mbledhje me prindërit për vajzën që në shtëpi është fëmija im, këtu është fëmija yt”, ka thënë e prekur zonja.

60ea3d9fcfea06460d201c80fef24bb9

Ajo ka treguar sesi prej kohësh vinte re që vajza ishte e mërzitur, kishte ndryshuar dhe e pyeste çfarë kishte. Kështu ajo i tregoi që mësuesi i matematikës i dërgonte mesazhe në FB, e shqetësonte dhe filloi të qante. “Aty e kuptova çfarë kishte ndodhur, nuk ishte nevoja të fliste më. U shtanga, por pas shtangies duhet t’i gjenim një zgjidhje. “Tani më ke mua. Ti je më e fortë sesa ai”, i thashë vajzës dhe në atë çast ajo krijoi besimin për të treguar gjithçka. Doja të mos mbetej me një përballje personale. Unë e quajta krim dhe nuk mund ta lija pa ndëshkuar”, ka treguar nëna e 14-vjeçares.

“Përditë kur e nisja vajzën në shkollë, isha në ankth. Ishte e vështirë sepse duhet të shtiresha si kur nuk kishte ndodhur asgjë dhe ta fshihja nga bashkëshorti. Nuk doja t’ia tregoja pa pasur një provë sepse ai do shqetësohej shumë dhe mund të ishte përballur para kohe me mësuesin”, ka thënë gruaja e ftuar në studio. Kështu ajo nisi të mendonte sesi do mund të siguronte një provë.

9d05d5063b25b296d7e5007cdd2ade1f

“Vajza i kishte bërë block në FB. I thashë që t’i bënte ç’bllok, ajo i shkruajti dhe ai pastaj filloi t’i fliste si më parë në sytë e mi. Mora fjalën që deshëm, ndjeva një trishtim të madh kur i lexoja, por dhe një çlirim, sepse tani mund të veproja. I thashë bashkëshortit në mbrëmje dhe të nesërmen kemi bërë denoncimin në polici”, ka treguar ajo që për asnjë çast, edhe pse kjo ishte një tronditje e madhe, nuk mendoi ta mbante të fshehtë.

Mamaja e nxënëses ka thënë që shumë njerëz, sidomos në zonat periferike si ato, heshtin sepse kanë frikë që njerëzit do flasin keq për ta.

“Por unë nuk mund ta mbaja të fshehtë dhe të mos mbroja vajzën time. Shikoja dhe vajzat e tjera, thosha “mirë unë do e heq nga shkolla, po të tjerat?” Vajza ime e gjeti fuqinë, po sikur të ishte dikush tjetër që nuk do e gjente fuqinë?”, ka thënë ajo.

Në studio ka qenë i pranishëm dhe zëri i psikologes. Oriola Pampuri ka vënë theksin te domosdoshmëria për të informuar fëmijët për të dalluar rreziqet.

“Ne duhet të informojmë fëmijët. Mësuesi është 64 vjeç, ka një Facebook, deri këtu nuk ka problem, por e përdor atë për të komunikuar në mënyrë private me fëmijët. Kjo nuk është normale. Kemi një adoleshente më pas që është në një fazë shumë delikate zhvillimi. Nëse nuk do kishte treguar, vajza do përjetonte stresin posttraumatik që kërkon shumë kohë për t’u trajtuar. Ajo është në moshë delikate, por fakti që vajza është rikthyer në shkollë dhe është mbështetur nga prindërit, tregon që ajo do e kalojë për një kohë më të shkurtër këtë traumë”, ka thënë psikologia e cila ka inkurajuar denoncimin e këtyre rasteve dhe nevojën e fëmijëve të prekur për trajtim psikologjik, sipas gjendjes.
Mamaja e vajzës ka treguar që mori parasysh edhe mundësinë që vajza nuk i kishte treguar gjithçka për shkak të sedrës. “E bëri denoncimin vetëm me psikologët. Kështu mund të tregonte gjithçka”, tha ajo duke zbuluar që mësuesi nuk kishte arritur të shkonte më tej sesa prekjet dhe puthjet.

“Për mua kaq sa ka bërë është krim. Më ka prekur fëmijën”, ka thënë ajo.

Altin Hazizaj, drejtor i Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve, gjithashtu ndëryri gjatë bisedës. Sipas tij kjo vajzë dhe nëna e saj kishin bërë pikërisht atë që rekomandohet, grumbullimi i provave për të bërë denoncimin.
“Çdo rast ngacmimi seksual, dhune, apo bulizmi, denoncoheni sepse vetëm kështu mund të largojmë në çdo mjedis ku ka fëmijë, njerëz që nuk janë aty për t’i mësuar, por për t’i ngacmuar dhe dhunuar ata”, ka thënë ai. Familjet e fëmijëve mund të deoncojnë në çdo situatë në Polici. Gjithashtu për fëmijët është në dispozicion një numër ku të gjithë mund të denoncojnë dhunën, 116 111.

“Sot asistenca nuk është aty ku duhet. Duhen ndërtuar shërbime komunitare për fëmijët. Shërbimi I parë është i psikologjisë, e ofrojnë shumë pak. Megjithatë 116 11 mund t’i gjejë shërbim mbështetës, shërbim ligjor falas, apo të bëjë denoncimin në polici”, ka thënë ai.

Altin Hazizaj ka shtuar që në këtë rast Prokuroria duhet t’u kishte bërë thirrje fëmijëve të kësaj shkolle për të treguar raste të ngjashme, sepse shpesh ka historik të kësaj dhune dhe u bëri thirrje prindërve për të folur me fëmijët. Ai bëri dhe një thirrje për MAS për të rregulluar mekanizëmin e denoncimit të dhunës në shkollë, mekanizma miqësor, që nuk e paragjykojnë fëmijën dhe e mbrojnë.

Edhe mamaja e vajzës që denoncoi mësuesin kishte një thirrje “Inkurajoj vajzat të flasin me prindërit. Askush nuk është më i fortë sesa ato. Nëse heshtin do jenë të mposhtura gjithmonë. Të gjejnë forcën të flasin sepse fjala e tyre vlen. Mund të mos vlejë për disa, por vlen për shumicën. Do e ndiejnë veten më mirë, si vajza ime që tani ndihet e çliruar. Uroj që ky të jetë rasti i fundit”, ka thënë ajo duke mos i mbajtur dot ngashërimat, ndërsa kishte thënë që, mendonte që çdo nënë mund ta gjente forcën për të folur, për të mbrojtur fëmijën e saj. Mësuesi aktualisht, me ç’dihet, gjendet në arrest./CLASS/

Next Post
VIDEO/Folësja shpërthen në lot teksa jep lajmin se TV do të mbyllet

VIDEO/Folësja shpërthen në lot teksa jep lajmin se TV do të mbyllet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq/ Bien gurët në aksin Tamarë-Vermosh, mungesë energjie në Malësinë e Madhe

Moti i keq/ Bien gurët në aksin Tamarë-Vermosh, mungesë energjie në Malësinë e Madhe

January 4, 2026
Zvicër, tragjedia në resortin e skive/ Identifikohen trupat e 16 viktimave të tjerë, më e reja 14 vjeç

Zvicër, tragjedia në resortin e skive/ Identifikohen trupat e 16 viktimave të tjerë, më e reja 14 vjeç

January 4, 2026
Strehimi, a mjaftojnë politikat e qeverisë shqiptare? Krahasimi me vendet e BE-së

Strehimi, a mjaftojnë politikat e qeverisë shqiptare? Krahasimi me vendet e BE-së

January 4, 2026
Gjirokastër, sherr mes të rinjve/ Goditet me thikë një 24 vjeçar, arrestohet autori

Gjirokastër, sherr mes të rinjve/ Goditet me thikë një 24 vjeçar, arrestohet autori

January 4, 2026
“Nga kartelet e Meksikës, regjimi në Kubë, te laboratorët e drogës në Kolumbi”/ “Sky News”: Trump e nisi me Venezuelën, por… Kush mund të jetë i radhës?

“Nga kartelet e Meksikës, regjimi në Kubë, te laboratorët e drogës në Kolumbi”/ “Sky News”: Trump e nisi me Venezuelën, por… Kush mund të jetë i radhës?

January 4, 2026
Funksionarja e Ministrisë së Brendshme dhunohet nga bashkëjetuesi, arrestohet 41-vjeçari

Tiranë, ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë 42-vjeçari. Dyshimet e policisë..

January 4, 2026
Operacioni i SHBA në Venezuelë, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në një takim urgjent të Hënën

Operacioni i SHBA në Venezuelë, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në një takim urgjent të Hënën

January 4, 2026
Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, plagoset 19-vjeçari

Aksident tragjik në Tiranë/ Autobusi përplas këmbësorin, humb jetën 46 vjeçari. Në pranga..

January 4, 2026
“I gjithë vendi duhet të mobilizohet për të mposhtur këtë agresion”/ Maduro akuzon SHBA për sulmet në Venezuelë

New York Times: 40 persona u vranë në sulmin amerikan në Karakas! Më shumë se 150 avionë morën pjesë në operacion

January 4, 2026
Adriatik Lapaj, sot protestë përpara Kryeministrisë, policia merr masa: Ja rrugët që do të bllokohen

Adriatik Lapaj, sot protestë përpara Kryeministrisë, policia merr masa: Ja rrugët që do të bllokohen

January 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In