• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nëna 100-vjeçare: Djali më rreh gjithmonë, s’është në terezi pas fatkeqësive në familje

by Java News
29/08/2016 09:21
Bulqizë

Bulqizë

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ishte dëgjuar ndonjëherë më parë një ngjarje si ajo e ndodhur në fshatin Dushaj të Bulqizës. Viktimë e dhunë në familje u bë e zonja e shtëpisë, e cila në tetor mbush 101 vjeç.

Autori i dhunimit të saj fizik dhe psikologjik është i biri, me të cilin Hatixhe Alla jetonte në të njëjtën shtëpi në fshatin e Bulqizës.

Policia lokale mori njoftimin për dhunën në familje, por uniformat blu në vendngjarje janë habitur kur kanë konfirmuar se dhuna ushtrohej ndaj nënës së moshuar, e cila e kishte kaluar një shekull jetë.

Ditën e djeshme, me anë të një njoftimi zyrtar, Policia e komisariatit të Bulqizës bëri me dije se, “është arrestuar në flagrancë shtetasi Faik Alla, 55 vjeç, banues në Bulqizë, pasi me datë 27.08.2016, në banesën e tij, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases Hatixhe Alla, 101 vjeç”.

Kanë qenë fqinjët e familjes Alla ata që kanë njoftuar Komisariatin e Policisë Bulqizë se Faik Alla po dhunonte nënën e tij të moshuar. Efektivët e Policisë kanë kryer arrestimin e 55- vjeçarit dhe kanë marrë në pyetje 100-vjeçaren.

Sipas të dhënave nga Policia, pavarësisht moshës, e moshuara ka qenë në gjendje të mirë fizike, duke treguar se çfarë kishte ndodhur. Ajo ka pohuar se nuk ishte rasti i parë që djali e rrihte, i bënte presion dhe e fyente.

“Faiku më ka rrahur sa herë ka dashur. Më ka ardhur turp dhe nuk e kam denoncuar. Që kur humbi dy djemtë ai nuk është në terezi. Jam e bindur se ai është nxitur nga gruaja që të më dhunojë herë pas here”, është shprehur Hatixhe Alla, para oficerëve të Policisë Gjyqësore Bulqizë.

Ajo ka treguar dhe shenjat e dhunës në trup, ndërkohë edhe fqinjët janë shprehur se Faik Alla ishte i dhunshëm ndaj nënës së tij. 55-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën dhe është shprehur se asgjë nuk është e vërtetë.

Ai i tha Policisë se akuzat janë të padrejta, të bëra nga komshinjtë. “Unë nuk jam i çmendur të rrah nënën time. Ajo vërtet debaton vend e pa vend me gruan time, por unë në asnjë rast nuk e kam dhunuar. Janë fqinjët ata që kërkojnë burgosjen time, me pretendimin se unë alkoolizohem dhe u prish qetësinë”, tha Faik Alla për hetuesit e kësaj ngjarjeje të pazakontë.

FATKEQËSITË

Të afërm të familjes thanë se Faiku ka humbur dy djemtë e tij. Njëri është aksidentuar në minierat e kromit dhe kompanitë e sigurimeve e kanë shpërblyer me 60 milionë lekë dhe tjetri e ka humbur jetën teksa punonte në shfrytëzimin e lëndës drusore. Këto dy fatkeqësi duken se kanë qenë fatale për familjen Alla.

“Prej kohës kur Faik Alla humbi dy djemtë ka nisur pijen dhe ai tashmë është në depresion. Ky mund të jetë shkaku i vërtetë që ai dhunon nënën e moshuar”, kanë sqaruar për Policinë komshinjtë e familjes Alla. Mësohet se pas arrestimit, 55-vjeçari do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore para se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër të marrë masën e sigurisë për të.

Panorama/d.i.

 

Next Post
Majkëll Xheksoni në kujtesë – album fotografik në 58 vjetorin e lindjes

Majkëll Xheksoni në kujtesë – album fotografik në 58 vjetorin e lindjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

February 9, 2026
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon me dy ekipe në “SWAT Challenge Dubai 2026”

RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon me dy ekipe në “SWAT Challenge Dubai 2026”

February 9, 2026
Do përdoreshin në ngjarje kriminale, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

Do përdoreshin në ngjarje kriminale, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

February 9, 2026
“25 mijë € u zhdukën përmes emailit”, Prokuroria Tiranë kërkon 10 vite burg për nigerianin

Krijoi skemë mashtrimi fiskale duke përfituar 150 mln lekë, i dyshuari bie në pranga

February 9, 2026
Bubi

Bubi

February 9, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

February 9, 2026
Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

February 9, 2026
Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

Rinas/ Goditen dy raste të mosdeklarimit të parave, sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paund

February 9, 2026
Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

February 9, 2026
Krimet kibernetike/ FBI trajnon zyrtarë shqiptarë, Ambasada e SHBA: Të mbrojmë fëmijët nga shfrytëzimi

Krimet kibernetike/ FBI trajnon zyrtarë shqiptarë, Ambasada e SHBA: Të mbrojmë fëmijët nga shfrytëzimi

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In