• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nën vëzhgim prokurorët e gjyqtarët që po hetojnë “përgjimet”?

by A R
15/06/2016 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia mban në vëzhgim prokurorët dhe gjyqtarët që po hetojnë çështjen e përgjimeve të dyshuar me pajisjen e përgjimit “IMSI Catcher”.

Lajmi është bërë me dije dje nga burime jozyrtare për “Panorama” që theksojnë se prej më se një jave, në afërsi të Prokurorisë se Tiranës dhe gjykatës së kryeqytetit janë “instaluar” shërbime të Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për grupe punonjësish të strukturave të policisë që lëvizin edhe me automjete, por që vëzhgojnë edhe në këmbë.

Ata kanë një javë që janë vendosur pranë institucioneve të prokurorisë dhe gjykatës dhe “mbajnë shënim” çdo lëvizje që bëjnë prokurorët që po hetojnë çështjen e përgjimeve. Po kështu mësohet se “në vëzhgim” janë edhe një numër gjyqtarësh dhe prokurorësh të tjerë.

Nuk dihet arsyeja e kësaj mase nga ana e Policisë së Shtetit, por ajo që bie në sy është se prania e vëzhguesve nga strukturat e rendit e ka tensionuar situatën dhe marrëdhënien mes institucioneve që duhet të bashkëpunojnë në luftë ndaj krimit.

Më konkretisht, mësohet se një automjet i bardhë me targa private, prej më se një jave, që pas pezullimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, parkohet para Prokurorisë së Tiranës. Çdo mëngjes, prej një jave, makina e bardhë vendoset aty dhe prej saj zbresin 2 efektivat e policisë.

Duke qenë se qëndrojnë gjatë me shërbim deri në mbyllje të orarit zyrtar të punës apo pas këtij orari, efektivat e vëzhgimit janë parë edhe në rrugë dhe në lokalet pranë Prokurorisë së Tiranës. Ajo që bie në sy është se ky është një vëzhgim i hapur që kryhet edhe në ambientet pranë Gjykatës së Tiranës, ku efektivat e ngarkuar nuk përpiqen aspak ta mbajnë të fshehtë praninë e tyre.

Zyrtarisht nga policia nuk pranohet që të ketë një vendim apo urdhër për vëzhgimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por nga ana tjetër, disa efektiva të rendit thonë se javët e fundit kanë pasur disa mbledhje dhe analiza, ku u është kërkuar që të mbajnë në vëzhgim një listë gjyqtarësh dhe prokurorësh që kanë në duar çështjet, të cilat kanë të bëjnë me pajisjen e përgjimit dhe disa ngjarje të tjera./Panorama/a.m.

Next Post

Rrëfimi/ Pasi burri me tradhtoi me 18-vjeçaren, shkova në shtrat me...shokun e djalit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

UNESCO propozon projekt të posaçëm për mbrojtjen e shkrimit me dorë, mësueset: Fëmijët po humbasin identitetin

UNESCO propozon projekt të posaçëm për mbrojtjen e shkrimit me dorë, mësueset: Fëmijët po humbasin identitetin

January 13, 2026
Paralajmërimi i Trumpit, reagon Pekini: Luftërat tregtare nuk nxjerrin asnjë fitues

Paralajmërimi i Trumpit, reagon Pekini: Luftërat tregtare nuk nxjerrin asnjë fitues

January 13, 2026
Samiti në Abu Dhabi, Rama: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

Samiti në Abu Dhabi, Rama: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

January 13, 2026
“Në PD kanë hall derisa të ikësh, po ike të thërrasin edhe për bisedime…”/ Salianji i prerë: Nuk largohem!

“Në PD kanë hall derisa të ikësh, po ike të thërrasin edhe për bisedime…”/ Salianji i prerë: Nuk largohem!

January 13, 2026
VIDEO/ Rama e nis ditën me flotën e re të policisë së shtetit

VIDEO/ 113-vjetori i Policisë së Shtetit, Rama: Në shërbim të vendit dhe qytetarëve çdo ditë

January 13, 2026
SHBA lëshon alarm të ri: Qytetarët amerikanë në Iran të largohen shpejt ose të shkojnë në vende të sigurta

SHBA lëshon alarm të ri: Qytetarët amerikanë në Iran të largohen shpejt ose të shkojnë në vende të sigurta

January 13, 2026
“Padia në SPAK nuk është shaka politike”, sa vite burg rrezikon Këlliçi nga kallëzimi i Bardhit

“Padia në SPAK nuk është shaka politike”, sa vite burg rrezikon Këlliçi nga kallëzimi i Bardhit

January 13, 2026
Tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, të rinjtë ‘hidhen në erë’

Tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, të rinjtë ‘hidhen në erë’

January 13, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Krimet e Berishës janë të dukshme”, Beqiri: Veprat e tij i dinë edhe shërbimet e huaja partnere

January 13, 2026
Nga sot bllokohet aksi Tiranë–Rinas, oraret dhe rrugët alternative

Nga sot bllokohet aksi Tiranë–Rinas, oraret dhe rrugët alternative

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In