• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nën shenjën e COVID, por skaneri i Standard & Poor’s thotë: Shqipëria e qëndrueshme

by Java News
01/08/2020 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rishikimin më të fundit të saj, agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+” si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”.

Agjencia vlerëson se Pandemia COVID-19, dhe kufizimet e lidhura me lëvizjen e njerëzve, do të bëjnë që ekonomia e Shqipërisë të kontraktohet ndjeshëm në vitin 2020. Pandemia ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë veçanërisht në sektorin e turizmit në mbarë globin, dhe Shqipëria nuk bën përjashtim, për shkak të peshës së lartë, që zë ky sektor në ekonominë e vendit.

Agjencia shprehet se qeveria është duke ndërmarrë një program të fortë stimulues për të kufizuar ndikimin ekonomik nga pandemia dhe për të rifilluar përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të kaluar. Qeveria ka siguruar mbështetje kreditore nga Institucione Financiare Ndërkombëtare për të financuar hendekun fiskal këtë vit dhe për të ndaluar presionet e bilancit të pagesave. Qeveria gjatë këtij viti arriti të emetojë edhe një Eurobond. Nëse ekonomia përkeqësohet më shumë nga sa parashikojnë institucionet, Qeveria ka ende hapësira për disa politika të mëtejshme.

Agjencia shprehet se financat publike të Shqipërisë janë konsoliduar vitet e fundit. Deficiti i qeverisë së përgjithshme u ngushtua në 1.9% të PBB-së në 2019 nga 5.2% në 2014, e udhëhequr kryesisht nga kufizimi i shpenzimeve. Ne presim që ky deficit të rritet në 8.5% të PBB-së këtë vit për shkak të humbjeve në të ardhurave, shpenzimeve shtesë që lidhen me pandeminë, dhe shpenzime të larta të kapitalit.

“Ne projektojmë që raporti i borxhit të përgjithshme ndaj PBB-së të rritet në gati 80% të PBB-së në vitin 2020, ndërsa pritet të ulet nga viti 2021 e më tej, si rezultat i shuarjes së masave të jashtëzakonshme dhe rimëkëmbjes së ekonomisë”. Agjencia vlerëson ekspozimin ndaj rreziqeve të mundshme fiskale, në formën e partneriteteve publike-private (PPP) dhe nevojën për parashikueshmërinë e tyre. Agjencia shprehet se autoritetet po ndjekin në mënyrë aktive përpjekjet për të përmirësuar profilin e borxhit publik, i cili aktualisht karakterizohet nga risku i rifinancimit dhe ai i kursit të këmbimit.

Agjencia shprehet se disa përpjekje të kujdesshme të qeverisë do të mbështesin konsolidimin në vitet e ardhshme. Agjencia vlerëson se raporti fiskal i të ardhurave ndaj PBB-së së Shqipërisë ka potencial për t’u rritur.  Qeveria është e angazhuar të reduktojë informalitetin përmes zbatimit të legjislacionit dhe sistemeve.

Agjencia shprehet se për të rivendosur disiplinën fiskale, amendimet e fundit të bëra nga autoritetet në ligjin organik të buxhetit sanksionojnë që qeveria duhet të mundësojë një balancë primare pozitive prej vitit 2023 e në vijim. Madje agjencia ka pritshmërinë që qeveria mund ta arrijë këtë objektiv që në vitin 2022. Ky rregull i shtohet rregullit ekzistues së uljes së të borxhit, i cili kërkon një rënie të vazhdueshme në raportin e borxhit të përgjithshëm të qeverisë ndaj PBB-së.

Agjencia vlerëson se sektori bankar, kryesisht i financuar nga depozitat dhe kryesisht në pronësi të huaj, ka zvogëluar pjesën e tij të kredive me probleme në rreth 8% të totalit të kredive. Kjo paraqet një rënie të theksuar nga kulmi prej 25% i regjistruar në vitin 2014.

g.kosovari

Next Post
Aneta Rama “Nderi i Stomatologjisë”, kryeministri zbulon sëmundjen e vështirë të nënës

Shuhet nëna e Edi Ramës, Aneta/ kryeministri: Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In