Centralet bërthamore të Çernobilit dhe Zhaporizhias, që janë nën kontrollin e forcave ruse, po operohen dhe menaxhohen nga stafi ukrainas, tha Agjencia ruse e Energjisë Bërthamore, Rosatom, sipas agjencisë Ria.
Në deklaratën e Rosatom u tha se me ndihmën e specialistëve rusë është rregulluar furnizimi me energji elektrike në centralin e çmontuar të Çernobilit.
Autoritetet ruse po ashtu thanë se aktivitetet për të garantuar siguri në centralet bërthamore ukrainase po ndërmerren në koordinim me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.