Dy tregtarë të fruta-perimeve në Durrës, të cilët abuzuan me çmimet janë vënë nën hetim.
Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e rasteve të abuzimeve me çmimet e produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve duke përfituar nga situata, u evidentuan dhe proceduan A. D., 47 vjeç dhe A. V., 56 vjeç, të dy banues në Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në njësitë e tyre tregtare, në tregun agro-ushqimor, në lagjen nr. 14 Durrës, është evidentuar se tregtarët kanë abuzuar dhe përfituar nga tjetërsimi i çmimeve të artikujve ushqimor që ata tregtonin.
Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.
/a.r











