• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nemo kthen trofeun e Eurovisionit në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit

by A R
12/12/2025 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fituesi i Eurovisionit 2024, këngëtari zviceran Nemo, ka njoftuar se ka vendosur të kthejë trofeun e tij në shenjë proteste ndaj vendimit për të lejuar Izraelin të marrë pjesë sërish në konkurs.

Nemo, 26 vjeç, fitoi Eurovisionin me këngën The Code, tha se ekziston një “konflikt i qartë” mes pjesëmarrjes së Izraelit dhe vlerave të konkursit, si “uniteti, përfshirja dhe dinjiteti”.

Në një reagim për BBC News, drejtori i Festivalit Evropian të Këngës, Martin Green, u shpreh se Eurovisioni është “i trishtuar” nga vendimi, duke shtuar se e respekton plotësisht qëndrimin e artistit.

Pjesëmarrja e Izraelit në konkurs ka nxitur tensione të shtuara për shkak të luftës në Gaza dhe polemikave për procesin e votimit. Islanda, Spanja, Irlanda, Sllovenia dhe Holanda kanë konfirmuar se do të bojkotojnë edicionin e vitit 2025, sepse Izraeli është lejuar të konkurrojë.

Izraeli e ka quajtur më herët këtë vendim një “fitore” ndaj kritikëve të tij.

Në një deklaratë të publikuar në Instagram, Nemo tha se vendimi i Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU) “nuk është më në përputhje me vlerat bazë” të Eurovisionit.

“Pjesëmarrja e vazhdueshme e Izraelit, në një kohë kur Komisioni i Pavarur i OKB-së ka konkluduar se po kryhet një gjenocid, bie ndesh me idealet e festivalit”, shkroi artisti, duke shtuar se tashmë nuk e konsideron trofeun si diçka që i përket.

Artistit publikoi edhe një video ku shihet duke futur trofeun në një kuti, të cilën thotë se do ta dërgojë në selinë e EBU-së në Gjenevë. Mosmarrëveshjet rreth pjesëmarrjes së Izraelit janë cilësuar kriza më e madhe në historinë e festivalit. Përveç tensioneve politike, këtë vit pati edhe akuza se qeveria izraelite kishte tentuar të ndikonte votimin e publikut, çka çoi në rregulla më të rrepta për edicionet e ardhshme.

Megjithatë, një shumicë e madhe e vendeve anëtare miratuan vijimin e garës për vitin 2026, pa një votim shtesë për përjashtimin e ndonjë shteti. Presidenti izraelit, Isaac Herzog, e ka përshëndetur vendimin për pjesëmarrje, duke e quajtur një “gjest solidariteti dhe bashkëpunimi”.

Duke komentuar bojkotet, Nemo tha se vendimi i tij nuk ka të bëjë me “individë apo artistë të veçantë”, por me përdorimin e Eurovisionit për të “zbutur imazhin e një shteti të akuzuar për shkelje të rënda”.

“Nëse vlerat që festojmë në skenë nuk respektohen edhe jashtë saj, atëherë edhe këngët më të bukura humbasin kuptimin”, u shpreh artisti.

Lufta në Gaza shpërtheu pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, ku u vranë rreth 1.200 persona dhe u morën peng 251 të tjerë. Sipas autoriteteve shëndetësore të drejtuara nga Hamasi, mbi 70.370 persona janë vrarë nga ofensiva izraelite që atëherë. Eurovisioni i vitit 2025 pritet të zhvillohet në Vjenë, në edicionin jubilar të 70-vjetorit të festivalit.

Next Post
Miratohet buxheti më i madh në histori. Kalon edhe tatimi 5% për rivlerësimin e pronave

Miratohet buxheti më i madh në histori. Kalon edhe tatimi 5% për rivlerësimin e pronave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In