Ish-anëtari i ekipit i cili është udhëhequr nga Catherine Ashton në dialogun për Kosovën, Robert Cooper ka thënë sot se është ‘absolutisht i sigurt’ se do të arrihet një zgjidhje gjithëpërfshirëse në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Cooper beson se zgjidhja Beograd-Prishtinë do të arrihet shumë shpejt.“Unë jam absolutisht i sigurt se do të arrihet zgjidhja hap pas hapi, por mendoj se ky është momenti, mund të jetë më e lehtë nëse vjen më shpejt”, ka deklaruar Cooper për ‘Tanjug’, transmeton lajmi.net.
Në të njëjtën kohë, ai ka vlerësuar se përparim ishte bërë në kohën kur ai ishte pjesë e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.“Kohë të gjatë kam marrë pjesë në dialog dhe jam shumë i lumtur kur shoh se progres i madh është bërë që atëherë, por jo i mjaftueshëm”, është shprehur Cooper.
Po ashtu, ai është shprehur i kënaqur që po diskutohet në mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe atij kosovar, Hashim Thaçi. (b.an)