• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

NEGOCIATAT / Zv.ministrja Voda: Nga Franca nuk presim shifra, por raste konkrete azilesh

by A R
19/10/2019 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht se shqiptarët nuk përfitojnë azil politik, ata përfshihen në statistikat që Franca paraqet sot. Ky është konstatimi i zv. Ministres së Punëve te Brendshme Rovena Voda, bërë në emisionin “Java në RTSH”.

Në panelin me analistët Preç Zogaj e Lorenc Vangjeli, Voda tha se qeveria shqiptare nuk pret shifra nga vendi bllokues i negociatave, por emra dhe histori konkrete azilkërkuesish, për të bërë më pas verifikimet institucionale.
Sipas zv.ministres, Franca aktualisht ka problem me legjislacionin e saj sa i përket azilantëve.

Ajo shtoi se shteti në fjalë përllogarit në statistika cilindo që aplikon për azil, pavarësisht faktit se ata nuk përfitojnë një status të tillë.

Voda shtoi në emision se bëhet fjalë vetëm për 5.800 shqiptarë që kanë aplikuar për azil dhe se ky status nuk jepet për arsye ekonomike, por nëse personi provon se është i diskriminuar për shkak të seksit, bindjeve politike dhe fesë.
Të pranishëm në emision, gazetarët Mira Kazhani dhe Aleksandër Çipa komentuan vendimin e Këshillit të Europës si dhe dhanë opinion e tyre rreth vendimit në samitin e Brukselit.

Sipas Kazhanit, Franca problemin kryesor e ka me emigrantët që vijnë nga ish-kolonitë e saj.

“Sado realiste të jetë deklarata e Macron, shqiptarët nuk janë një kërcënim për Francën. Politika e Macron është arrogante edhe me vendet fqinje të Francës, dhe jo vetëm me Shqipërinë”- tha Kazhani në studion e emisionit “Java në RTSH”.

Ndërkohë që sipas Aleksandër Çipës, Franca është e shqetësuar për emigrimin e shqiptarëve kryesisht.

“Duhet pranuar se vendi ynë është përfshirë në disa kriza dhe depresion dhe ndjej keqardhje që mungon debati për një çështje të tillë” – tha Çipa.

Ai shtoi se qytetet e tjera përveç Tiranës, nuk e kanë fituar betejën me kohën duke qenë pa energji dhe pa jetë. Çipa komentoi edhe emigrimin në BE duke e ndarë në dy kategori.

“Ka tre vendburime emigrantësh në Francë dhe në vende të tjera. Shqiptarë nga Shqipëria dhe shqiptarë nga Greqia përshembull, që kanë përfunduar dokumentacionin dhe jetojnë në një vend tjetër të BE. Gjatë kohës aty përfor dokumentacionin e dytë që ka përfituar ndaj është e vështirë për të bërë dallimin” – tha Çipa.

Next Post
Qeveria ndryshon ligjin e shpronësimeve, por vlerësimi i pasurisë mbetet i njëjtë

Qeveria ndryshon ligjin e shpronësimeve, por vlerësimi i pasurisë mbetet i njëjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In