• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat, të paktën një lajm i mirë në Covid-19

by Ben Andoni
24/03/2020 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Forca e përhapjes së pandemisë së Covid-19 ka zhvlerësuar gjithçka sikur nuk ka ekzistuar, pasi në rend të parë është gjëja bazike e jetës: mbijetesa. Dhe, mjafton çfarëdo lajmi lidhur me Covid-9, që e mbyt që në djep një lajm të mirë. Kështu ka ndodhur dhe me lajmin e fundit për Hapjën e Negociatave të Shqipërisë dhe M.V.

Një rezultat pozitiv, një gjetje, një lajm i bukur i brishtë mbytet sakaq nga statistikat e vdekjes, parashikimet ogurzeza të mjekëve, dalja e kryeministrit… dhe ai, Providenca e të keqes, përhapja galoponte e virusit vrastar që nuk do t’ia dijë për politika, civilizim, superfuqi dhe cinizëm. Virusi i padukshëm po e shndërron botën dhe të gjithë perceptimet e deritanishme për të, saqë politologët dhe sociologët bashkëkohorë duket se do kenë filluar të merren realisht me ato që kanë shprehur për stadin ku jetojmë sot.

Një paralele mund të hiqet me Shqipërinë dhe rrugën e saj të integrimit, që u zgjidh pak orë më parë në vetëm pak minuta për t’i hapur negociatat bashkë me Maqedoninë e Veriut. Në fakt, rezultati dihej qysh disa muaj më parë por u shty dhe u shty thjesht, që politikanët  evropianë të gjenin paqe në vendet e tyre. Korrupsioni shqiptar, reformat, kanabizimi, mungesa e zgjedhjeve normale etj., nuk është se ndryshuan por ia ngritën sërish si kritikë atyre që miratuan Shqipërinë, edhe pse rezultati i atyre që vendosin ishte ky që ishte: Shqipëria është tashmë në udhën evropiane.

Është shumë e lehtë të anatemosh dhe të merresh me Ramën, që në këto kohë kur do i mjaftonte më mirë të jepte urdhrat dhe të braktiste televizionin, e kemi sërish me paralajmërimet që duken edhe më ogurzeza. Por, tek e fundit, qëlloi, që ashtu si Sali Berisha të ishte në kohën dhe në vendin e duhur. E për këtë politika e sfidon logjikën që kërkon pushtetin dhe anatemon. Fakti e mbyt argumentin dhe kjo është e vjetër sa vetë Bota. Pra, mund të udhëheqësh një vend me probleme, të jesh vetë pjesë e këtyre problemeve, por aman je aty në epokën e ndryshimeve dhe mu atëherë kur duhet.

“Kritika është diçka që mund ta shmangësh lehtë duke mos thënë asgjë, duke mos bërë asgjë dhe të mos jesh asgjë”, është një shprehje që i atribuohet Aristotelit, por që tashmë për fatin jo të mirë të kritikuesve jo të pakët në vend i shkon për shtat Ramës, që mëton se bëri shumë për rrugën evropiane. Ashtu si kritikuesit jo të pakët u munduan të nxinë Shqipërinë në kohën e Berishës, për anëtarësimin në NATO e marrjen e vizave.

Në këto ditë, dhe duke parë këtë procedurë sesi u anëtarësua Shqipëria të vjen të kujtosh vetëm një gjë: Duhet të heshtim dhe të kalojmë pandeminë. Kur të vij puna, para kutisë së votimit, t’i bindemi arsyes dhe jo tarafit. Urojmë që të mos gabojmë, ashtu si kemi vepruar deri më tani, jo pak herë.

Në demokraci dhe në këtë stad që jemi tashmë duhet të kuptojmë se lufta për pushtet bëhet brenda kanoneve demokratike, kurse kritikat brenda arsyeve, por kurrë duke e nxirë vendin për interesa meskine që nuk të përcjellin askund. Sepse dihet parimi kryesor sot është që të bësh marrëveshje me demokracinë në drejtim të normalitetit. Ka realisht shumë shpjegime për këtë kohë dhe politologët e sociologë të njohur e kanë treguar dhe këtë stad, që Covid-19, gjithsesi,  po na e vë në dyshim…Por, ç’të thuash më. I kemi të gjithë të zezat, por të paktën sot, na janë hapur negociatat. A s’është mirë vallë ky lajm “i vockël” në këto kohë paniku?! (Javanews)

Next Post
Greqi/ Shënohet viktima e 6-të nga Covid-19, 418 të infektuar

26 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 6 në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In