• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat/ Takimi me Xhafajn, ministri i Brendshëm francez Collomb vjen në Tiranë

by Java News
27/04/2018 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gjatë qëndrimit në Paris, pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare mbi luftën kundër financimit të organizatave terroriste “No Money for Terror”, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi një takim edhe me homologun francez, ministrin Collomb.

 

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, të shpërndarë për mediat, ministri Collomb shprehu sërish kënaqësinë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe autoriteteve policore në fushën e sigurisë dhe punëve të brendshme dhe veçanërisht në arritjet pozitive të muajve të fundit në luftën kundër krimit te organizuar, menaxhimin e kufijve dhe migracionit të parregullt. Nga ana e tij, ministri Xhafaj shprehu vlerësim të veçantë për inkurajimin e autoriteteve më të larta franceze në këtë drejtim dhe veçanërisht për vlerësimet pozitive të bëra publike nga ministri Collomb.

Gjithashtu, të dy ministrat ndanë mendime rreth procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, veçanërisht pas raportit të fundit të Komisionit Evropian i cili rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ministria e Brendshme thekson se rezultatet në fushat e sipërpërmendura, të vlerësuara edhe nga autoritetet franceze, luajnë një rol të rëndësishëm në proceset dhe vendimet e rëndësishme në të ardhmen.

Dy ministrat ranë dakord të takohen së shpejti në Paris ose në Tiranë së bashku me ekipet përkatëse, për të vlerësuar punën e bërë dhe për të thelluar më tej bashkëpunimin në fushën e rendit dhe sigurisë. Franca së bashku me Gjermaninë dhe Holandën janë tre vendet skeptike për hapjen e negociatave për Shqipërinë. /ma.me

Next Post
Publikohen shifrat që tregojnë përparimin e Shqipërisë në luftën kundër krimit e kanabisit, si dhe në rënien e azilkërkuesve

Publikohen shifrat që tregojnë përparimin e Shqipërisë në luftën kundër krimit e kanabisit, si dhe në rënien e azilkërkuesve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

15-vjeçari nga Cërriku merr medalje ari në SHBA, i pari në botë në olimpiadën e matematikës

15-vjeçari nga Cërriku merr medalje ari në SHBA, i pari në botë në olimpiadën e matematikës

January 17, 2026
Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

Ndryshon pr.ligji për dhunën ndaj grave/ Pas denoncimit, dhunuesi nxirret nga shtëpia dhe mban GPS

January 17, 2026
15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

15 vite pas “21 janarit” pritet ende drejtësi/ Balla: Kuvendi të kontrollojë zbatimin e vendimeve të GJEDNJ

January 17, 2026
Përfshihet nga flakët skrepi në Vlorë teksa po pastronte kanalin, shkak dyshohet mbi-nxehja

Përfshihet nga flakët skrepi në Vlorë teksa po pastronte kanalin, shkak dyshohet mbi-nxehja

January 17, 2026
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

“Kryengritja e zgjatur paqësore” e Berishës, që zgjat më pak se 2 orë…

January 17, 2026
Galaja e Festës së Pranverës, përmisimin i mëtejshëm i teknologjisë dhe artit

Galaja e Festës së Pranverës, përmisimin i mëtejshëm i teknologjisë dhe artit

January 17, 2026
“Dua drejtësi!”, reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri: Më dhunuan në shtëpinë time njerëz me uniformën e policisë

“Dua drejtësi!”, reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri: Më dhunuan në shtëpinë time njerëz me uniformën e policisë

January 17, 2026
“Jam mbret i tarifave”/ Kërcënon Trump: Mund t’i vendos për vendet që s’bien dakord për Groenlandën

“Jam mbret i tarifave”/ Kërcënon Trump: Mund t’i vendos për vendet që s’bien dakord për Groenlandën

January 17, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Për një parlament të ri!

January 17, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ “U ankua për dhimbjen e veshkave”, zbardhet dosja e Prokurorisë për 8 të pandehurit

Arratisja e Altin Ndocit/ “U ankua për dhimbjen e veshkave”, zbardhet dosja e Prokurorisë për 8 të pandehurit

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In