• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat sekrete Çuçi-Bardhi, dy komisione hetimore për Rithemelimin, Basha në alarm!

by Java News
07/03/2024 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pa zhurmë dhe larg vëmendjes së mediave, Top Channel ka mësuar se po zhvillohen negociata që “zbusin” zemërimin e Rithemelimit dhe rikthejnë qetësinë në Kuvend.

Thirrjet e ndërkombëtarëve për rikthimin në normalitet mesa duket nuk kanë rënë në vesh të shurdhët. Akujt janë shkrirë mes palëve dhe urat e dialogut janë ngritur tashmë mes kryetarëve të grupeve parlamentare, Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhi.

Top Channel ka mësuar se socialistët  janë të gatshëm të lëshojnë pe dhe të plotësojnë një pjesë së listës së kërkesave të opozitarëve për hir të normalitetit parlamentar.

Nga 8,  shumica parlamentare është e gatshme ti ofroje pakicës ngritjen e 2 komisioneve hetimore, të cilat duhet të kenë dakordësi dhe objekt konkret.

Zhbllokimi i hetimit parlamentar  synohet të mos jetë produkti  i vetëm i negociatave. Dakortësi po kërkohet edhe për reformën zgjedhore, por zgjidhja e ofruar nga Gazment Bardhi nuk e sheh si bashkëkryetar Enkelejd Alibeajn.

Ndryshe nga sa kërkohet, socialistët nuk kanë në plan te trazojnë më shume ujërat në radhët e opozitës  duke i hequr të mandatuarit te Bashës karrigen e drejtimit ne reformën elektorale, por nuk kanë ne plan as të tolerojnë zvarritje.

Në rast se deri më 25 mars, Komisioni nuk do ketë produkt konsensual me  deputetët e Lulzim Bashës do shihet një tjetër rrugë.

Komisionit nuk do i zgjatet më afati dhe puna për reformën elektorale pritet të zhvendoset në organe të tjera të Kuvendit ku pesha negociuese e Enkelejd Alibeaj humbet bashkë me veton.

Një marrëveshje e mundshme mes PS dhe Gazment Bardhi duket se nuk ka lënë indiferent PD zyrtare, e cila mesa duket ndihet e rrezikuar për pozicionin dhe peshën e saj negociuese me mazhorancën.

Pas sinjaleve që mori në Kuvend, Enkelejd Alibeaj nxitoi të shfaqej nga selia me qira duke rishprehur gatishmërinë për të bashkuar kartonët me socialistët për amnistinë penale./tch

Next Post
Bardhi poshtë ballkonit të Berishës/ PD: S’ka bashkim me deputetë që ndjekin agjendën personale të “non gratës”

Nënkryetari i PD: Në Foltore janë bashkuar ata që urreheshin në parti, do shqyejnë njëri tjetrin! Nëse Berisha tërhiqet, për 6 muaj zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In