• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Negociatat, Reuters: Franca injoroi mbështetjen e pjesës dërrmuese të BE

by A R
16/10/2019 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Macron ka zgjedhur të dalë kundër kancelares Merkel sa i takon hapjes së negociatave. Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, sërish në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare ka qenë Franca ajo që ka kundërshtuar nisjen e procesit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidenti francez Emanuel Macron ka zgjedhur një kurs që bie ndesh me atë të kancelares gjermane Angela Merkel lidhur me procesin e zgjerimit të BE-së. Sërish të martën, në takimin e ministrave të Jashtëm të Unionit në Luksemburg që u mbyll pa një marrëveshje, ishte Franca që më shumë se të gjithë kundërshtoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.

Me të u bashkuan edhe Holanda e Danimarka, që kundërshtojnë ndërkohë hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Në takimin e zhvilluar, Franca injoroi tërësisht mbështetjen e pjesës dërrmuese të vendeve anëtare për dhënien e dritës jeshile për dy vendet e Ballkanit.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, ministrja franceze për Çështjet Europiane, Ameli de Montshalë deklaroi se në asnjë mënyrë nuk mund të lejohet hapja e negociatave përpara se BE të reformojë mënyrën e pranimit të kandidatëve të rinj.

Ajo theksoi se i duhet dhënë fund asaj që e quajti “telenovela e anëtarësimeve”.

Ndërkohë, në Paris, një zyrtar i presidencës franceze konfirmoi se qeveria Makron nuk do të lejojë nisjen e procesit.

“Këto vende do të jenë pjesë e BE-së një ditë, por është ende shumë herët për të nisur procesin e zgjerimit me to”, deklaroi zyrtari.

Franca pretendon se BE-ja po përballet me shumë sfida për t’i lejuar vetes anëtarësimin e dy shteteve nga Ballkani, një rajon që vuan ende nga plagët e luftërave të viteve ’90 e që është i kapluar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Por qëndrimi i Francës ka ngritur shqetësime në radhët e BE-së, pasi në rast refuzimi vendet e Ballkanit mund të kultivojnë lidhje më të ngushta me Rusinë, Turqinë dhe Kinën.

Next Post
Bisedimet me BE, qeveria cakton strukturat dhe emrat që do të merren me negociatat

Ambasadorët shqiptarë: Të hapen negociatat, zgjerimi forcon Bashkimin Evropian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

April 8, 2026
GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

April 8, 2026
Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

April 8, 2026
Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

April 8, 2026
“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

April 8, 2026

Qetësia e humbur e një prokurori pas një padie në Gjykatën Administrative

April 8, 2026
Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

April 8, 2026
“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

April 8, 2026
Mazniku: Oferta për apartamente në treg është në përputhje me kërkesat, emigrantët po blejnë prona në Tiranë

Mazniku: Një nga skenarët për reformën territoriale parashikon më shumë pushtet për drejtuesin e qarkut

April 8, 2026
Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In