• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat/ Rama për revistën austriake: I meritojmë! Kemi bërë çdo gjë që na kërkuan

by Java News
16/06/2018 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në një intervistë për mediat austriake, Rama ka theksuar se vonesat do të ishin të paarsyeshme dhe do të dëmtonin besimin e shqiptarëve tek Europa.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se BE nuk ka arsye dhe nuk mund të gjejë pretekste për të mos i hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. Në një intervistë për revistën austriake “Profil”, Rama ka deklaruar se Shqipëria i ka bërë detyrat dhe ka nënvizuar se është gati të bashkëpunojë me vendet anëtare për të goditur fenomenin e emigracionit ilegal që shqetëson Europën.

“Nëse shtyrja e negociatave me Shqipërinë do të ndihmonte BE-në në luftën kundër armiqve dhe populistëve, atëherë dakord. Por në rast të kundërt, ne kemi bërë gjithçka që BE na ka kërkuar”, ka deklaruar Rama.

Kreu i ekzekutivit shqiptar e ka vënë theksin tek ndryshimi i Kushtetutës me konsensusin e opozitës dhe nisjen e reformës në drejtësi, që është në fazën e vettingut.

“Sigurisht, Shqipërisë i duhet ende shumë kohë për t’u bërë anëtare e BE-së, por aktualisht unë nuk jam i interesuar për anëtarësimin”, ka thënë Rama, duke shtuar se hapja e negociatave do të ndihmonte në përmbushjen e reformave.

Në vijim të intervistës, Rama ka deklaruar se nuk e kupton skepticizmin e disa vendeve si Franca, Holanda dhe Danimarka në lidhje me nisjen e procesit. Ai ka nënvizuar se Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë për riatdhesimin e emigrantëve ilegalë nga këto vende, nëse është kjo që i shqetëson ato. “Por vonesat do të dëmtojnë besimin që shqiptarët kanë tek Bashkimi Europian”, ka paralajmëruar Rama.

Më tej kreu i qeverisë shqiptarë është pyetur edhe për rastin e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i dënuar në Itali për trafik droge. “Italia nuk na e ka kërkuar kurrë ekstradimin e tij”, ka qenë përgjigjia e tij. Ndërsa sa i takon kultivimit të kanabisit, Rama ka shtuar se institucionet shqiptare kanë vepruar me efikasitet dhe i ka cilësuar si absurde akuzat e disa vendeve europiane kundër shqiptarëve.

ma.me

Next Post
(EMRI+FOTO) VLORE/ Gazetarët e ‘Daily Mail’ gjejnë Habilajn e dënuar në Angli

(EMRI+FOTO) VLORE/ Gazetarët e 'Daily Mail' gjejnë Habilajn e dënuar në Angli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prapaskenat e CIA-s: Pse Trump lejoi që zëvendësja e Maduros të merrte pushtetin?

CNN: Ja si e kapën Maduron në vetëm dy minuta, mbi 50 video dhe dëshmi që tregojnë…

January 23, 2026
Bullgaria zgjedh presidenten e parë femër, pas dorëheqjes së Rumen Radev

Bullgaria zgjedh presidenten e parë femër, pas dorëheqjes së Rumen Radev

January 23, 2026
Çekiç kokës 57-vjeçarit, i dyshuari mohon vrasjen, gjykata lë në burg 3 të rinjtë

Çekiç kokës 57-vjeçarit, i dyshuari mohon vrasjen, gjykata lë në burg 3 të rinjtë

January 23, 2026
Sa afër është “tymi i bardhë”/ SHBA-ja, Kievi dhe Moska konsultohen në Abu Dhabi për paqen në Ukrainë

Sa afër është “tymi i bardhë”/ SHBA-ja, Kievi dhe Moska konsultohen në Abu Dhabi për paqen në Ukrainë

January 23, 2026
“Kolegët qanin me dënesë!”- Bashkëshortja e Astrit Kalasë tregon si e mori vesh ekzekutimin e tij: Ai ishte trim, ka gjykuar dosje të ‘nxehta’!

“Kolegët qanin me dënesë!”- Bashkëshortja e Astrit Kalasë tregon si e mori vesh ekzekutimin e tij: Ai ishte trim, ka gjykuar dosje të ‘nxehta’!

January 23, 2026
Zgjedhjet, 109 të arrestuar në Kosovë/ Prokuroria: Falsifikuan rezultatet për kandidatët

Zgjedhjet, 109 të arrestuar në Kosovë/ Prokuroria: Falsifikuan rezultatet për kandidatët

January 23, 2026
“Për 4 vite nuk i dhe dot fund luftës”/ Orban sulmon Zelenskin: Je në pozita të dëshpëruara

“Për 4 vite nuk i dhe dot fund luftës”/ Orban sulmon Zelenskin: Je në pozita të dëshpëruara

January 23, 2026
Detajet/ Si nisi sherri mes dy motrave dhe efektives në Tiranë, i “zunë pritë” dhe…: Mos më prekni, jam police!

Detajet/ Si nisi sherri mes dy motrave dhe efektives në Tiranë, i “zunë pritë” dhe…: Mos më prekni, jam police!

January 23, 2026
Ministri gjerman për Europën takime në Tiranë/ Bisedohet për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe..

Ministri gjerman për Europën takime në Tiranë/ Bisedohet për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe..

January 23, 2026
Rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende, s’kanë dalë aktet nënligjore

Rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende, s’kanë dalë aktet nënligjore

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In