• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Negociatat Prishtinë-Beograd/Dialogu “i vdekur”, nuk pritet rezultat deri vitin e ardhshëm

by A M
10/09/2024 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi aktual i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, sipas kryekuvendarit Glauk Konjufca, ka vdekur dhe duhet një fillim i ri me Kosovën që shihet si palë e barabartë dhe me ndërkombëtarët më të qartë në kërkesat e tyre.

Për njohësit e kësaj çështje, dialogu vërtetë ka ngecur por Prishtina zyrtare duhet të bëjë kujdes në mënyrë që të mos etiketohet si palë që e saboton procesin.

“Kosova do të duhet të shikojë se si ekziston mundësia që së paku të marrë pjesë në dialog dhe të jetë palë konstruktive dhe të mos i lihet faji për ngecje që mund të jenë në raport me Serbinë”, tha analisti Arbnor Sadiku.

Një takim i ardhshëm mes kryenegociatorëve është ne agjendën e emisarit Miroslav Lajçak për disa çështje që janë ngritur së fundmi, mirëpo nuk priten rezultate konkrete.

Si arsye shihet edhe se Kosova tashmë është në një vit elektoral mirëpo do të priten edhe rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

“Meqenëse dialogut i ka humbur filli atëherë do të kemi propozime të tilla derisa të konstituohen organet e reja të BE-së dhe të përfundojnë zgjedhjet presidenciale në SHBA, atëherë mund të flasim për një ringjallje të dialogut deri atëherë ka vdekje klinike të dialogut” , u shpreh zv.ministri Hoxha.

“Edhe unë konsideroj që ky dialog nuk mund të ristartojë deri në vitin e ardhshëm kur do të kryhen zgjedhjet në SHBA dhe Kosova do ta formojë qeverinë e re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit”, shtoi Sadiku.

Gjatë ditës së martë, Lajçak qëndroi në Beograd pasi paraprakisht kishte qenë edhe në Prishtinë në përpjekje për të arritur pajtimin e palëve për takimin e radhës.

Next Post
FOTO/Edhe Kryeministri Rama në stadium, shoqërohet nga bashkëshortja dhe Zaho

FOTO/Edhe Kryeministri Rama në stadium, shoqërohet nga bashkëshortja dhe Zaho

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In