Përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini është shprehur se shtetet anëtare të BE duhet të marrin vendimin e rëndësishëm për hapen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një deklaratë për mediat e huaja, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, tha se shpreson që negociatat të hapen sa më shpejt të jetë e mundur për dy vendet.
“Sot është pikërisht 1 vit pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Dhe unë mendoj se duhet ti kujtojmë vetes fuqinë e lidership-it dhe kurajës, si edhe hapat e rëndësishëm që janë marrë në Ballkanin Perëndimor. Shpresoj se shtetet anëtare do ta kujtojnë këtë duke marrë një vendim të rëndësishëm në ditët në vijim për hapjen e negociatave për të dyja Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shpresoj dhe besoj se duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur“, tha Mogherini.
.@FedericaMog speaks to the media ahead of Foreign Affairs Council #FAC. On the agenda today: #EUGlobalStrategy #EUdefence #Sudan #MiddleEast, meeting with 🇯🇴 Foreign minister @AymanHsafadi pic.twitter.com/dtCPHx47SV
— European External Action Service – EEAS 🇪🇺 (@eu_eeas) June 17, 2019
g.kosovari