• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Negociatat me Sofjen, Shkupi kërkon konsensus: Për identitetin dhe gjuhën nuk negocion askush

by A R
28/01/2022 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me kërkesë të deputetit Antonio Miloshoski, Komisioni për Punë të Jashtme të ketë qasje në dokumentet që i dërgohen Bullgarisë si përgjigje e kërkesave të Sofjes për tejkalimin e kontestit të ndërsjellë, shefi i diplomacisë Bujar Osmani nga foltorja e komisionit theksoi se nuk mund të publikojë dokumente pune, por mund t’ia lexojë çdo deputeti në qoftë se vijnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Është praktikë që ministrat të raportojnë në Kuvend, jo e kundërta, i kanë thënë Osmanit deputetët e opozitës, duke i kritikuar arritjet “e reja” të të dyja qeverive si diçka që deri më tani nuk ka qenë kontestuese.

Dokumentet e punës që udhëtojnë në relacionin Shkup-Sofje të quajtura “pakoja 5+1” për momentin nuk duhet të publikohen, është kategorik Ministri Bujar Osmani, duke pohuar se në ta nuk ka asgjë të fshehtë, përveç pozicioneve të Maqedonisë së Veriut rreth trajtimit të gjuhës maqedonase në kornizën negociuese me BE-në, parimet për vetëpërcaktim, rehabilitim të viktimave të komunizmit, eliminimi i gjuhës së urrejtjes.

“Këto janë vetëm versione pune, por cilidoqoftë deputet le të vijë në MPJ-jë dhe unë para tyre do t’i lexoj të gjitha formulimet, megjithatë nuk mund të dorëzoj dokumente të cilat ende janë vetëm version pune. Dera e Ministrisë është e hapur”, tha Osmani.

Për kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme, Antonio Miloshoski, kjo është e papranueshme, përkatësisht është shprehje e mosbesimit në të zgjedhurit e popullit, të cilët sipas tij duhet të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në ndërtimin e pozicioneve shtetërore.

“Sistemi Kushtetues në Maqedoni është ministrat të vinë në Kuvend, jo deputetët të shkojnë te ministrat. Askush prej neve nuk është në gjendje të tillë si Kastriot Rexhepi dhe  të vijë te ju të bisedoni për Evropën 21. Në qoftë se dëshironi kurdoqoftë të na prezantoni diçka, urdhëroni në Kuvend, do të organizojmë seancë të mbyllur dhe në qoftë se dëshironi ju të lexoni, lexoni, ne do të shkruajmë.”

Opozita, duke kritikuar se Qeveria manipulon se “nuk negociohet për gjuhën maqedonase” e  vuri në dukje Marrëveshjen me Fronteks, të cilën Bullgaria refuzon ta nënshkruajë, duke shtuar se marrëveshje si ato të cilat këtyre ditëve arriti kabineti i Kryeministrit Dimitar Kovaçevski, janë arritur edhe në dy seancat e mëparshme ndërqeveritare, në Qustendil dhe në Strumicë, për ndërtimin e Korridorit 8, për hapjen e vendkalimit kufitar Klepalo, për bashkëpunim ekonomik dhe në fushat tjera.

/a.r

Next Post
6 marsi/ Bumçi: Dy mënyra për t’u regjistruar, Rithemelimi garon me sigël koalicioni, jo partie. “Shansi” për Bashën

6 marsi/ Bumçi: Dy mënyra për t’u regjistruar, Rithemelimi garon me sigël koalicioni, jo partie. “Shansi” për Bashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

April 11, 2026
Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

April 11, 2026
Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In