• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë, prapaskenat e vendimit në Luksemburg

by Java News
27/06/2018 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Euractiv e përshkruan si kompromis të dhimbshëm vendimin e Bashkimit Europian për të çelur vitin e ardhshëm negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë, nëse përmbushen kushte të caktuara. Vendet anëtare, thuhej ne njoftimin e presidencës bullgare në “Twitter”, i hapën rrugën bisedimeve të anëtarësimit me të dy këto shtete qershorin e vitit 2019. Pas 10 orësh debati.

Ministri austriak i Çështjeve Europiane Gernot Bluemel thotë se i ka kërkuar ai Komisionit Europian, krahut ekzekutiv të bllokut, që të përgatisë terrenin për nisjen e negociatave, por me kushtin që të zbatohen më parë disa kritere. Progresi duhet të përfshijë rezultate të mëtejshme të prekshme e të qëndrueshme lidhur me reformat e gjyqësorit, shërbimeve të sigurisë, administratës publike dhe luftës kundër korrupsionit.

Austria është ajo që do të marrë presidencën e radhës së BE-së në korrik, ndaj duket u tregua dhe kaq aktive në këtë situate. Rezultati befasues, pavarësisht mbështetjes së gjerë të Bashkimit Europian, tregoi se peshën kryesore në dokumentin përfundimtar të këtij takimi e ka pasur pikërisht vendosmëria e presidentit francez Emanuel Macron për ta shtyre një vendim mbi çështjen deri pas zgjedhjeve të parlamentit europian të muajit maj, nga frika e rritjes së ndjenjave anti-establishment.

Nga ana tjetër, ai tregon dhe një lloj synimi për të frenuar hovin e Gjermanisë dhe shefit ekzekutiv të BE-së, Jean Claude Juncker të cilët kanë kërkuar ta mbajnë Ballkanin Perëndimor jashtë influencës së Rusisë duke i ofruar të 6 vendeve të tij një rrugë të sigurt drejt anëtarësimit europian.

Rezervat e shprehura nga Franca dhe Holanda në Luksemburg ishin të qarta. Marrëveshjen për çeljen e bisedimeve e ka negociuar, sipas Euractiv, ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn. Johanes Hahn shkruante në Twitter se vendimi i marrë atje do të ishte thelbësor edhe për vetë besueshmërinë e BE-së. Me këtë “po” të paplotë, Brukseli kërkon praktikisht t’i shpërblejë të dy vendet për progresin shënuar dhe t’i nxisë që të vazhdojnë rrugën e reformave.

ma.me

Next Post
Bllokuesit dhe politika mjerane

Duhet ta qepni, Bashkimi Europian ka bërë një zgjedhje të qartë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi/ Ndotja në Shqipëri mbi normat e OBSH, afro 1400 vdekje në 2016-ën

“Ndotja e ajrit rrit vdekshmërinë”, mjekët: Janë shtuar tumoret, alergjitë por edhe stresi!

March 17, 2026
Trump kërcënon me ndërhyrje në Kubë: Ishulli në prag të kolapsit mes errësirës, tërmeteve dhe krizës energjetike

Trump kërcënon me ndërhyrje në Kubë: Ishulli në prag të kolapsit mes errësirës, tërmeteve dhe krizës energjetike

March 17, 2026
Izraeli përgëzon Shqipërinë pas rezolutës për Iranin: Historike! Dëshmuat dimension të qartë moral në politikën e jashtme

Izraeli përgëzon Shqipërinë pas rezolutës për Iranin: Historike! Dëshmuat dimension të qartë moral në politikën e jashtme

March 17, 2026
VIDEO / Gafa e Donald Trump, harron se presidentja e Venezuelës është grua

VIDEO / Gafa e Donald Trump, harron se presidentja e Venezuelës është grua

March 17, 2026
Shqipëria dënon Iranin, ministri i Mbrojtjes: Rezoluta, qëndrim për sigurinë kombëtare

Shqipëria dënon Iranin, ministri i Mbrojtjes: Rezoluta, qëndrim për sigurinë kombëtare

March 17, 2026
Ilirjan Feçi dëshmon para GJKKO: Grabitjen e kryem me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, Sharra nuk ishte i përfshirë

Ilirjan Feçi dëshmon para GJKKO: Grabitjen e kryem me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, Sharra nuk ishte i përfshirë

March 17, 2026
Aksident i rëndë gjatë punës në Gramsh, shembet kanali i një hidrocentrali, dyshohet se dheu ka zënë 2 punëtorë

Përmbyset mjeti bujqësor në Elbasan, humb jetën 63-vjeçari

March 17, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 18 Mars 2026

March 17, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Kush të tha ty që jo?”, Berisha konfirmon kandidaturën për kreun e PD-së

March 17, 2026
“Ndaj mendime ndryshe nga Berisha”/ Bardhi tregon pse s’mori pjesë në protestë: Isha në zyrë duke….!

T’i varësh Gaz Bardhit në qafë ndryshimet statuore

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In