Kryeminsitri Edi Rama reagoi sërish për çështjen e detit teksa ndodhej në Shijak ku ndoqi nga afër procesin për rindërtimin e banesave nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ministri Ahmetaj e njoftoi se kanë përfunduar të gjitha procedurat për grantet, përveç rastit të Greqisë. Kaq mjaftoi që Rama të komentojë dhe të thotë se tani do flitet për konspiracion.
I pari i qeverisë u shpreh se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë për detin dhe se negociatat janë ndërprerë që kur atje u ndryshua qeveria. Rama shtoi se madje nuk ka as grup negociator, i cili do të kalojë patjetër nga Presidenti për të marrë besimin.
Ahmetaj: Të gjitha grantet përveç grantit 2,5 mln të Greqisë janë të përfunduara proceduarat dhe ka nisur zbatimi në terren
Rama:Me grandin e Greqisë që është vonuar mund të jetë ushqim për konsipiracionin e madh të detit, ndërkohë që është për të vënë duart në kokë, që ka njerëz që mund të besojnë që ata që e firmosën atë marrëveshjen e famshme që ne e refuzuam dhe Kushtetuesja e rrëzoi, na i kanë dalë tani detit në mbrojtje nga ne. Nuk ka një marrëveshje, nuk është arritur.
Negociatat janë ndërprerë që kur ndryshoi qeveria në Greqi, edhe grupi negociator duhet të riformatohet dhe riformatimi kalon edhe përmes presidentit të Republikës, që duhet ta aprovojë, që do të thotë se të thuash sot bëj transparencë për dicka që nuk ekziston është qesharake dhe e poshtër, shumë e poshtër.
Megjithatë jam i bindur se ky popull është shumë i mençur dhe kush e merr për budalla e pëson edhe kjo është një arsye se do ta pësojë shumë keq në raport me popullin ata që po e bëjnë përsëri për budalla me këtë historinë e detit” tha Rama.
Në minutën e 10, fjala e Kryeministrit për detin:
/e.rr