Presidenti i republikës Ilir Meta ka reaguar pas dhënies së autorizimit për PLotfuqishmëri për negociatat me Greqinë. Meta tha se procesi është në rrugë kushtetuese solide.
“Besoj se tashmë kemi realizuar një bashkëpunim mjaft konstruktiv dhe të dobishëm, për të pasur një proces solid e kushtetues, por edhe tekniko ligjore për negociatat sa më të suksesshem. Unë besoj se është bërë një punë mjaft e konsiderueshme dhe jemi në një proces solid nga pikëpamja kushtetuese”- tha Meta, ne nje prononcim per gazetaret pas një aktiviteti me përfaqësues të bektashinjve.
Meta eshte pyetur edhe per emrin e negociatorit te ri te shtuar ne palen shqiptare, ate te Ksenofon Krisafit.
“Ka qenë një propozim shumë pozitiv dhe mjaft i mirëpritur nga ana ime, pasi është një personalitet me mjaft eksperiencë në drejtësinë ndërkombëtare”- tha Meta./a.m.











