• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat/ Hahn: Shqipëria ka pasur transformim në sistemin e drejtësisë, luftën kundër krimit e korrupsionit

by Java News
29/05/2019 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eurokomisioneri, Johanes Hahn foli pas rekomandimit për hapjen e dritës jeshile për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me famijen e madhe të Bashkimit Europian.

Përmes një konference për mediat, ai tha se Ballkani Perëndimor ka bërë progres të madh përgjatë 2018.

Eurokomisineri veçoi zhvillimet e Shqipërisë në reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit.

“Janë bërë disa arritje të rëndësishme, dhe hap pas hapi do të shikojmë vende të ndryshme arritjet e tyre dhe shembujt më pozitivë që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria që e kanë përqafuar këtë erë ndryshimesh. Të dyja këto shtete kanë treguar rezultate sidomos në ato fusha që kanë qenë pjesë e rekonandimeve të komisionit në 2018. Shqipëria ka vazhduar një transformim madhor të sistemit të drejtësisë, duke pasur parasysh rivlerësimin e paprecedentë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të risjelljes së besimit në këtë fushë. Ngritja e institucioneve ka vazhduar si dhe përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kemi pasur arritje. Edhe më shumë duhet bërë sepse nuk kemi arritur tek fundi i përpjekjeve të përbashkëta. Por duhet të njohim atë që është arritur deri më tani”, tha Hahn.

Eurokomisioneri tha se raport progresi i bërë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është mjaft objektiv. Ai sqaroi se procesi i çeljes së negociatave do të kërkojë vite deri në anëtarësim.

“Vlerësimi ynë është një analizë objektive që mund të mbështeten shtetet anëtare. Ka ende shumë për të bërë në Ballkanin Perëndimor, ashtu si duhen dhënë ende rezultate të prekshme. Duhet të ketë progres edhe për pajtimin, bashkëpunimin rajonal, duke ndjekur shembullin e Maqedonisë së Veriut. Çelja e negociatave nuk do të thotë që përfundojnë negociatat nesër apo pasnesër. Procesi është i gjatë në vetvete, nuk është realiste të besohet që çelja e negociatave do të jetë e shkurtër. Nëse një shtet e meriton nuk përjashtohet mundësia që të ecë më para se vendet e tjera”, tha Hahn.

g.kosovari

.

Next Post
Protesta në Mitrovicën e Veriut, drejtohen nga Lista Serbe

Protesta në Mitrovicën e Veriut, drejtohen nga Lista Serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In