• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat/ Greqia shton kushtet për Shqipërinë, Mitsotakis: Asnjë thirrje nga njerëz që nuk e njohin historinë

by Java News
24/10/2019 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një vizite në qytetin e Selanikut, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka çuar përsëri një mesazh ndaj Tiranës dhe Shkupit disa ditë pasi dy vendet morën përgjigje negative për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Duke mos rrezikuar as më të voglin destabilizim në rajon do të ndjekim me vëmendje fqinjët tanë se si do të përgjigjen ndaj detyrimeve të tyre, ka theksuar Mitsotakis, duke shtuar se Athina favorizon prespektivën evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me kusht që ato të plotësojnë detyrimet e tyre.

“Ashtu si me të gjithë, edhe me Shqipërinë kërkojmë marrëdhënie të mira fqinjësore. Nuk duhet të harrojmë se Greqia ka pritur shumë emigrantë ekonomikë nga Shqipëria duke dhënë një dorë në këtë mënyrë në rimëkëmbjen ekonomike të saj. Kuadri i bashkëpunimit tonë është tepër i gjerë. Por kusht për progresin e përbashkët, kusht që të hapet në një moment edhe rruga evropiane e Shqipërisë është respektimi i minoritetit grek dhe i të drejtave të tij”, ka deklaruar kryeminisri grek.

Kreu i Qeverisë greke për herë të parë prej ditës kur erdhi në pushtet ka bërë thirrje edhe për gjetjen e gjuhës së përbashkët në përcaktimin e Zonave Ekonomike Ekskluzive në detin Jon.

“Kusht është të mos ketë asnjë thirrje nga njerëz që nuk e njohin historinë si dhe qasja e sinqertë për përcaktimin e Zonave Ekonomike Ekskluzive të të dy vendeve në Jon, një proces që dua t’ju kujtoj se kishte përfunduar në 2009, por atëherë Tirana zyrtare bëri pas”, ka deklaruar Mitsotakis.

Në të njëjtën gjatësi vale ishin edhe deklaratat e Mitsotakis edhe për fqinjin verior që zhvillon zgjedhjet e parakohshme më 12 prill të vitit që vjen, duke kujtuar se vërtet që partia e tij dhe ai vetë nuk ishin dakord me Marrëveshjen e Prespës, por ai do ta zbatojë atë dhe të njëjtën gjë do të kërkojë edhe nga Qeveria e Shkupit. /tch

g.kosovari

Next Post
Renditja e FIFA-s/ Shqipëria pëson rënie, Kosova vazhdon ngjitjen

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria pëson rënie, Kosova vazhdon ngjitjen

Comments 1

  1. Ermal says:
    6 years ago

    Jo ore, jo po te rrime me ate historine tuaj qe eshte mashtrim 100%.
    Shko ore pirdhu! Ti dhe soji jot keni frike se po u hap kjo ceshtja e historise dilni keq ju jevgjitet nga arabia.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

24 Janari, asgjë ndryshe në Tiranë

January 23, 2026
Juristi Dervishaj për “Ballukun” në GJK: SPAK dështoi në argumentimin kushtetues

Juristi Dervishaj për “Ballukun” në GJK: SPAK dështoi në argumentimin kushtetues

January 23, 2026
GJKKO pushon hetimet për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

GJKKO pushon hetimet për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

January 23, 2026
Vrasja për aksidentin me makinë, lihen në burg të dyshuarit. Vokrri: Nuk mbaj mend ta kem goditur me çekiç

Vrasja për aksidentin me makinë, lihen në burg të dyshuarit. Vokrri: Nuk mbaj mend ta kem goditur me çekiç

January 23, 2026
Tiranë, arrestohet hajduti serial, sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e vjedhur

Tiranë, arrestohet hajduti serial, sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e vjedhur

January 23, 2026
Zbardhja e vrasjes së Hysni Ymerit, reagon Proda: Këto rezultate dekurajojnë veprimtarinë kriminale

A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK

January 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Janar 2026

January 23, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

January 23, 2026
Tentuan të fusnin drogë në burg, në pranga polici dhe familjari i të paraburgosurit

Tentuan të fusnin drogë në burg, në pranga polici dhe familjari i të paraburgosurit

January 23, 2026
Arrestohet pjesëtari i grupit kriminal, akuzohet se ka kryer vjedhje me armë në Spanjë

Arrestohet pjesëtari i grupit kriminal, akuzohet se ka kryer vjedhje me armë në Spanjë

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In