• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat, Gjosha: Presim rekomandim pozitiv nga KE

by Java News
07/11/2016 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e integrimit Europian, Klajda Gjosha, mori pjesë në takimin e 11 të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Ky Komitet mblidhet në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, vetëm dy ditë përpara publikimit të raportit të Komisionit Europian. Në fjalën e hapjes, Ministrja e Integrimit Europian u shpreh se muajt paraardhës kanë qenë vendimtarë, për një hap të madh që Shqipëria është e vendosur të hedhë me procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Ministrja theksoi, se me miratimin e reformës në drejtësi, Shqipëria tregoi maturinë, por edhe gatishmërinë për të kaluar në fazën tjetër të procesit që është hapja e negociatave.
Ministrja u shpreh se rëndësia e zbatimit sa më të shpejtë të reformës në drejtësi për shkak të ndikimit mbi sundimin e ligjit në ekonomi, luftën kundër korrupsionit është thelbësore për të ardhmen e vendit.

Duke u ndalur tek 5 prioritetet, ministrja Gjosha bëri një përmbledhje të arritjeve të shënuara deri tani, duke nënvizuar se reforma në drejtësi do t’i japë zgjidhje përfundimtare çështjeve të mbetura ende pa u zgjidhur në lidhje me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, apo të drejtës së pronës.

Ministrja Gjosha u shpreh se qeveria shqiptare ndan plotësisht pikëpamjen e shprehur nga Parlamenti Europian se politika e zgjerimit duhet të mbetet e besueshme dhe konstruktive.

“Në këtë kontekst unë mendoj se mbështetja që vendet anëtare duhet t’i japin Shqipërisë i shërben jo vetëm asaj, por do të ishte mesazhi më i mirë për Europën sot, për situatën që ajo po kalon. Parlamenti Europian, luan një rol të rëndësishëm për procesin e zgjerimit dhe ne besojmë se ai është dhe duhet të vijojë të mbetet promotor dhe shtysë për vendet anëtare, në mënyrë që Shqipëria të përparojë më tej”, tha ministrja Gjosha.

Ministrja Gjosha tha se kalendarizimi i procesit të zgjerimit, duke nisur me rekomandimin pozitiv dhe caktimin e një date për hapjen e negociatave do të përcillte një inkurajim të rëndësishëm për të ruajtur fokusin në reformat e nevojshme dhe besimin e qytetarëve shqiptare.

“Sigurisht që angazhimi ynë, është maksimal për të thelluar reformat duke i bërë ato më gjithëpërfshirëse, duke arritur në rezultate gjithnjë e më të prekshme. Shqipëria e konsideron procesin e integrimit si mekanizmin më të mirë që vendi të arrijë ato standarde që meritojnë qytetarët tanë dhe për ne kjo rrugë nuk ka me kthim pas”, u shpreh ministrja Gjosha në fjalën e saj.

Ministrja Gjosha shprehu angazhimin e mazhorancës për të ruajtur një dialog politik të qëndrueshëm dhe konstruktiv mes palëve veçanërisht në lidhje me procesin e integrimit në mënyrë që axhenda e reformave të përmbushet nëpërmjet konsensusit dhe kompromisit.

ma.me

Next Post
Janar-Gusht/ Rriten me 1.3 mld lekë të ardhurat nga TVSH

Parashikimi për 2017-ën, 140.8 mld lekë nga TVSH-ja, rritje me 2.9 mld

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

March 10, 2026
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

March 10, 2026
Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

March 10, 2026
“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

March 10, 2026
Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

March 10, 2026
Ç’të bëj me paratë e mia?

Salianji si shembull për Lapajn

March 10, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson

March 10, 2026
“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

March 10, 2026
Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

March 10, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In