• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat, Bushati: Në prill presim ftesën, Rama takon Merkel së shpejti

by Java News
29/03/2018 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bushati: Presim rekomandimin për hapjen e negociatave në prill
Bushati: Rama takon Merkel në pranverë
Bushati: Minsitri i Jashtëm francez së shpejti në Tiranë
Bushati: Vendet që kërkojnë më shumë, Gjermania, Franca dhe Holanda

Stacioni i parë që do të përcaktojë të ardhmen e Shqipërisë në rrugën europiane do të jetë 17 prilli, datë kur Komisioni Europian, të japë rekomandimin e tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në një intervistë për Ora News, për gazetaren Ilva Tare, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati tha se pret që KE të rekomandojë hapjen e negociatave por shumë do të varet nga 3 shtetet që kërkojnë më shumë nga Shqipëria, që janë Gjermania, Franca dhe Hollanda.

Bushati konfirmoi vizitën e kryeministrit Rama në Gjermani me kancelaren Merkel brenda pranverës, si dhe lajmëroi një vizitë të Ministrit të Jashtëm francez në Tiranë së shpejti.

Tare: Ndërkaq, Serbia është përpara nesh sa i përket procesit të anëtarësimit në BE, meqë se janë duke mbyllur kapituj për negociatat. Si është situata me Shqipërinë? Ju keni thënë se nuk prisni dhurata. Por çfarë mund të presin qytetarët në prill?

Bushati: Ne besojmë që Komisioni Evropian do të propozojë nisjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë. Ky besim bazohet në radhë të parë tek kursi i reformave të ndërmarra dy vitet e fundit, tek logjika e rekomandimit kushtëzues që pasoi në mbështetjen që dhanë vendet anëtare të BE, tek lidhja që ju bë hapjes së negociatave me zbatimin e reformës në drejtësi, posaçërisht ligjit të vettingut. Gjithashtu besojmë që 2018-ta, duhet të shoqërohet me një vendimmarrje nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Kjo është pritshmëria. Ky proces natyrisht është një proces i vështirë, kompleks, sfidues, sepse kërkon reforma të thella, të cilat hasin në rezistencën nga segmente të shoqërisë, politikës, grupe të ndryshme të interesit. Është bërë një punë kolosale për sa i përket procesit të reformës në drejtësi. Natyrisht, ky proces përballet me rezistencë por edhe me të panjohura. Meqë folët për faktin që një vend është më përpara apo një vend është më mbrapa në këtë proces…

Tare: Ne konkretisht!

Bushati: Nuk do të habitemi që në rast se vazhdojmë me këtë ritëm të zbatimit të vettingut që do të kthehet në një model edhe për vende që mund të jenë në tryezën e bisedimeve siç është Serbia apo Mali i Zi.

Tare: Burime të besuara edhe të Ora News, thonë se Gjermania posaçërisht Bundestagu ka probleme për sa i përket hapjes së negociatave të Shqipërisë për shkak të luftës ndaj kriminalitetit, korrupsionit dhe ndëshkueshmërisë. Flitet se do të ketë një takim mes kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel. Ku do të bëhet ai?

Bushati: Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha nivelet e qeverisjes në Gjermani, është një vend i cili ka peshë shumë të madhe në BE, një vend që ka investuar për stabilitetin dhe prosperitetin e Shqipërisë dhe Ballkanit. Do të ketë takime me të gjitha nivelet e autoriteteve gjermane.

Tare: Cilat janë shqetësimet e tyre kryesore?

Bushati: Kam pasur diskutime me deputetë të ndryshëm, në komisionin e politikës së Jashtme, komisionin për çështje evropiane, komisionin e sigurisë, dhe natyrisht që ka një mbështetje të madhe sa i përket gjithë procesit të reformave që ka ndërmarrë Shqipëria. Gjermania është një partnere e ndershme dhe kritike e rreptë jo vetëm sa i përket reformave në Shqipëri, por edhe për vende që sot për sot janë anëtarë në BE.

Tare: Konkretisht çfarë problemesh ka me Shqipërinë?

Bushati: Nuk mendoj se ka probleme konkrete në lidhje me Shqipërinë por natyrisht që ka një vëmendje të shtuar për qëndrueshmërinë e procesit të reformave, për qëndrueshmërinë për zbatimin e ligjit të vettingut bie fjala, që do të arrinte në pikën e mos kthimit pas. Ka një mbështetje të madhe për veprimet që kanë bërë agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri si për sa i përket luftës kundër kanabisit, trafikimit të lëndëve narkotike, betejës kundër krimit të organizuar, vettingut në polici por nga ana tjetër, me të drejtë, ka gjithmonë nevojë për informacion shtesë apo për një kohë për të kuptuar që realisht këto reforma e kanë çuar vendin në pikën e mos kthimit pas. Mendoj se është një qëndrim i ndershëm, i cili ndihmon vendin, në rastin në fjalë Shqipërinë, për të vijuar me procesin e reformave. Nga ana tjetër në çdo vend që BE-së që kam pasur mundësi të vizitoj gjatë kësaj periudhe, nuk kam gjetur ende një alternativë të tavolinës së negociatave, si një mundësi për të influencuar në zhvillime edhe më pozitive, me reforma edhe më të thella edhe në Shqipëri.

Tare: Takimi Rama-Merkel kur do ndodhë? Është vizitë zyrtare?

Bushati: Takimi i kryeministrit Rama me kancelaren Merkel do të ndodhë brenda pranverës.

Tare: Ne përmendëm Gjermaninë tani por gjithashtu Holanda ka të njëjtat rezerva nga burime të besuara dhe Franca gjithashtu. A janë të njëjtat shqetësime si ato të Gjermanisë apo kanë specifika të tjera?

Bushati: Tre vende të cilat ju përmendët përballen me dinamika të brendshme të ndryshme. Në Holandë kemi një koalicion i cili qëndron në këmbë në kuptimin figurativ falë një vote diferencë me forca të cilat nuk e kuptojnë qeverinë. Në Gjermani kemi një prani më të shtruar të Partisë së Ekstremit të Djathtë, në Francë kemi lëvizje krejtësisht të re, centriste por me një frymëzim pro evropian. Nga ana tjetër, dihet që shqetësimet kryesore të partnerëve evropianë dhe ndërkombëtarë të cilët reflektojnë dhe në strategjinë e zgjerimit që publikoi Komisioni Evropian kanë të bëjnë me stadin e reformave në fushën e studimit të së drejtës në ekonomi. Me Francën, çështjet që rroknin emigracionin e paligjshëm janë adresuar në një mënyrë të qëndrueshme, të qenësishme dhe bashkëpunimi policor në këtë drejtim, ka prodhuar rezultate pozitive të prekshme dhe të pranuara, jo thjesht nga Franca dhe Shqipëria që prekeshin nga ky fenomen, por edhe nga partnerët e tjerë evropianë. Dihet që përgjithësisht vende si Franca dhe Gjermania që kanë peshë në vendimmarrjen e Bashkimit Evropian janë ato vende që e thonë të fundit fjalën përsa i përket anëtarësimit apo fazave të ndryshme të anëtarësimit të një vendi në BE. Mund t’ju siguroj që edhe në raport me Francën, kontaktet dhe bashkëpunimi do të vijë, vec se rritje gjatë javëve në vijim.

Tare: Do të kemi një vizitë të Ramës?

Bushati: Do të kemi një vizitë së pari të Ministrit të Jashtëm të Francës në Shqipëri ku do kemi mundësi për të diskutuar për këtë progres dhe gjithashtu për të identifikuar mënyrën se si mund të tejkalojmë disa sfida të tjera. E kemi thënë publikisht nëpër takime zyrtare që jo vetëm presim dhurata, se e kuptojmë që ky proces nuk ka të bëjë me dhuratat, por nga ana tjetër e dimë që po kërkojmë të ulemi në tryezën e bisedimeve për anëtarësim për të filluar një proces i cili nuk do të jetë i lehtë, nuk do të jetë i shkurtër në kohë, por nga ana tjetër e dimë që është e vetmja mundësi dhe i vetmi ilac për modernizimin e vendit.

a.ç

Next Post
Arrestohen dy inspektorë të AKU në Shkodër, mashtronin për sigurinë ushqimore

Arrestohen dy inspektorë të AKU në Shkodër, mashtronin për sigurinë ushqimore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In