Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një intervistë në emisionin “Real Story” në “News 24”,, duke folur për negociatat e mundshme mes Turqisë dhe Greqisë, që pritet të zhvillohen në Tiranë, tha se do të ndikonin pozitivisht për klimën në rajon.
Bushati tha se duhet që në këto bisedime të përfshihen edhe “hallet e shqiptarëve dhe të Shqipërisë”.
“Greqia dhe Turqia janë partnerë strategjikë të Shqipërisë. Turqia tashmë është përfshirë në vendet, që ne kemi marrëdhënie diplomatike strategjike, për shkak se është vend me peshë rajonale.
Negociatat mes Turqisë dhe Greqisë ndikojnë pozicitivisht për klimën në rajon. Nëse bisedimet do të ishin të mira, do na ndihmonin edhe ne. Nuk duhet ta shikojmë me skepticizëm. Mirë do ishte që të përfshihen edhe hallet tona në këto bisedime”, u shpreh Bushati. BW