• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Negociata të reja për lirimin e pengjeve nga Hamasi

by A M
08/11/2023 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksod i ri i palestinezëve nga Gaza Veriore. Ofensiva tokësore e Izraelit në skajet e kampit të refugjatëve al-Shati i detyroi banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre të Mërkurën duke mbajtur në duar vetëm disa sende personale.

Mjekë dhe banorë të Gazës sollën në spital trupat e palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në qytetin kryesor jugor të Gazës, Khan Younis. Një burrë që mbante trupin e mbuluar të një fëmije të vogël tha se i përkiste një vajze 12-vjeçare.

“Ne ishim ulur në paqe kur papritmas shtëpia u hodh në erë, të gjithë i bllokuan, tre shtëpi pranë njëra-tjetrës, pa asnjë paralajmërim.”

Ky burrë thotë se e nxorri gruan e të vëllait nga rrënojat ndërsa 40 të afërm të tij u bllokuan pas një sulmi ajror izraelit në lagjen Shejaiya të qytetit të Gazës. Izraeli ka goditur Gazën nga ajri dhe trupa ndodhen tani në qendrën urbane më të populluar të enklavës.

“Po, në shtëpi ishin 40 veta. Fëmijët, nëna, babai, vëllai dhe fëmijët e tij. Zoti na dhëntë paqe. Janë gjallë dhe po kërkojnë ndihmë.”

Mediat palestineze raportuan për përleshje midis militantëve të Hamasit dhe forcave izraelite pranë kampit të refugjatëve al-Shati në qytetin e Gazës. Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izz ad-Din al-Qassam, tha se luftëtarët shkatërruan një tank izraelit.

Ushtria izraelite tha se ‘Hamasi ka humbur kontrollin’ e Gazës Veriore. Ofensiva izraelite që vazhdon me më shumë forcë, ka sjellë shkatërrim të madh ndërsa gjendja humanitare po keqësohet çdo ditë.

Në frontin diplomatik, janë duke u zhvilluar negociata për lirimin e dhjetëra pengjeve, duke përfshirë gjashtë amerikanë, në këmbim të një armëpushimi treditor në Rripin e Gazës, tha të Mërkurën një burim pranë Hamasit. Kjo është dhe një kërkesë e drejtpërdrejtë e presidentit Biden drejtuar kryeministrit Netanyahu.

“Bisedimet po sillen rreth lirimit të 12 pengjeve, gjysma e tyre amerikanë, në këmbim të një pushimi humanitar treditore, për t’i mundësuar Hamasit të lirojë pengjet dhe Egjiptit për të ofruar ndihma humanitare,” tha burimi, i cili shtoi se Tel Avivi nuk bie dakord me periudhën e armëpushimit, ndërsa “Katari po pret një përgjigje izraelite”.

Edhe ministrat e Jashtëm të G7-s lëshuan të Mërkurën një “mesazh të përbashkët” mbi luftën Izrael-Hamas dhe bënë thirrje për një pushim humanitar.

Këtu në parlamentin e Izraelit teksa nderohen rreth 240 pengjet që besohet se mbahen nga Hamasi.

E ndërsa negociatat vijojnë ngadalë, sulmet ajrore izraelite shtohen. Në Rripin e Gazës nga bombardimet u vra një prodhues armësh i Hamasit dhe disa luftëtarë, tha ushtria izraelite.

Shtylla të dendura tymi u panë në të gjithë horizontin e Gazës nga Izraeli Jugor. Forcat tokësore të Izraelit në Rripin e Gazës synuan të Mërkurën të lokalizojnë dhe çaktivizojnë rrjetin e gjerë të tuneleve të militantëve të Hamasit nën enklavë, faza tjetër në një ofensivë izraelite që ka vrarë mijëra palestinezë. Tanket izraelite kanë hasur në rezistencë të madhe nga luftëtarët e Hamasit.

Forcat izraelite gjuajtën me artileri pranë kufirit verior të vendit me Libanin. Këto pamje që vijnë nga fronti tregojnë një automjet të blinduar duke manovruar përgjatë një rruge pranë kufirit midis dy vendeve. Ushtria izraelite tha se po godet objektiva të grupit militant Hezbollah në Liban, në përgjigje të një breshëri të madhe raketash të lëshuara ndaj qyteteve veriore të Izraelit.

/a.d

Next Post
Ilir Meta në SPAK? Gazetarja zbardh detaje: Letërporosi nga SHBA dhe nga Qipro

Meta në SPAK për CEZ-DIA, gazetarja: Prokuroria ka gjetur prova për një udhëtim drejt Pragës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

March 25, 2026
Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

March 25, 2026
Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

March 25, 2026
“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

March 25, 2026
Kokalari i kthehet Lacivitas: Sa u pagove për punën e pistë? Sorosin e solli Berisha në Shqipëri

Kokalari: Bylykbashi dhe Këlliçi manipuluan votat e Këshillit Kombëtar të PD për të fituar vendet në Kryesi

March 25, 2026
KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In