• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Negociata 1-2-vjeçare, para se t’i drejtohen…”/ Mediat greke komentojnë vizitën e ministrit Dendias në Tiranë

by Java News
21/10/2020 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat greke i bëjnë jehonë takimit të Kryeministrit Rama me ministrin e Jashtëm grek Dendias, veçanërisht në lidhje me dërgimin në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës të çështjes së detit mes dy vendeve.

“Greqia dhe Shqipëria ranë dakord që të dërgojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës divergjencat e tyre në lidhje me përcaktimin e zonave detare. Kjo u njoftua gjatë vizitës së ministrit Dendias në Tiranë, nga ministri i Jashtëm grek dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama”, shkruan portali Protothema.gr.

Gazetës greke “Protothema” i ka bërë përshtypje toni paqësor në fjalën e Kryeministrit Rama kur foli për përpjekjet e qeverisë greke për të abroguar ligjin e Luftës. Por si “Protothema” ashtu dhe mediat e tjera të rëndësishme greke, si “Ta Nea” apo “To Bima”, hedhin dritë dhe për mënyrën se si palët do t’i drejtohen Hagës.

“Sipas informacioneve, përpara se t’i drejtohen Gjykatës së Hagës, Shqipëria dhe Greqia do të zhvillojnë bisedime dypalëshe brenda një periudhe të logjikshme kohore, përshembull një ose dy vjeçare. Nëse gjatë kësaj periudhe, nuk arrihet një marrëveshje e pranuar nga Tirana dhe Athina, qeveria greke dhe qeveria shqiptare do të vendosin bashkërisht që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në Gjykatën Ndërkombëtare. Edhe në këtë rast, pritet që të bihet dakord për një afat kohor, për shembull një vit, për hartimin e një artikulli të përbashkët, i cili do t’u dërgohet anëtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, të cilët do të thirren të vendosin për çështjen e mprehtë të demarkacionit detar midis Greqisë dhe Shqipërisë”, shkruhet në “Protothema”.

Rinisja e bisedimeve mes Greqisë dhe Shqipërisë, përmes grupeve negociatore, do të kërkojë përsëri autorizimin e Presidentit Meta, pas shpërbërjes së grupit të parë negociator të drejtuar nga ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

g.kosovari

Next Post
Zbardhet tentativa e vrasjes së biznesmenit Andon Dhima në Tiranë/ Arrestohen autorët dhe bashkëpunëtorët

Zbardhet tentativa e vrasjes së biznesmenit Andon Dhima në Tiranë/ Arrestohen autorët dhe bashkëpunëtorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

March 3, 2026
Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

March 3, 2026
Tension në Komisionin për Diasporën; Arkend Balla – Ina Zhupës: Lini dhunën, t’i kthehemi punës

Tension në Komisionin për Diasporën; Arkend Balla – Ina Zhupës: Lini dhunën, t’i kthehemi punës

March 3, 2026
Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

March 3, 2026
Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

March 3, 2026
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!

March 3, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, temperaturat priten deri në 21 gradë Celcius

March 3, 2026
Ndryshime në arsimin parauniversitar, njohja e diplomave, mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe

Ndryshime në arsimin parauniversitar, njohja e diplomave, mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe

March 3, 2026
A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

March 3, 2026
GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In