• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në zyrë, nga ora 9:30 deri në 15:30”, Qeveria ndryshon rregullat për administratën, shtohen edhe dy ditë leje

by A R
01/08/2024 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit për Administratën, Adea Pirdeni tha se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të mbajtur ditën e sotme është miratuar implementimi i orëve fleksibël të punës për administratën publike.

Pirdeni thekson se përmes këtij vendimi garantohet një balancë më e mirë mes punës dhe jetës private të të gjithë punonjësve të administratës.

Adea Pirdeni: Miratuam një vendim për miratimin e rregullave për kohëzgjatjen e punës dhe pushimit, orët shtesë dhe kompensimin e tyre. Kjo është një iniciativë që e kemi marrë në kuadër të planit të rienergjizimit të administratës publike pikërisht për të injektuar element të fleksibilitetit në punë dhe mbi të gjitha për të garantuar që administrat publike të jetë një punëdhënës më tërheqës. Në kuadër të kësaj iniciative parashikohet për herë të parë në legjislacion koncepti i orëve fleksibël të punës me qëllim jo vetëm optimizimin e procesit, por edhe për të garantuar një balancë më të mirë mes punës dhe jetës private të gjithë punonjësve në administratë.

Në bazë të këtij vendimi parashikohet që ndërkohë që kohëzgjatja ditore mbetet e njëjtë punonjësit mund të zgjedhin që të nisin ditën e punës më herët dhe përfundojnë më herët, ose ta nisin më vonë dhe përfundojnë më vonë, duke garantuar që të gjithë punonjësit janë prezent në zyrat e tyre në një fashë orare 9:30-15:30 nga e hëna deri të enjten dhe nga ora 9:30-13:00 ditën e premte. Kjo iniciativë vjen edhe në përgjigje të një sërë kërkesave nga punonjësit e administratës për më shumë fleksibilitet dhe për të grantuar ata që duan të shoqërojnë fëmijët dhe për të garantuar një mjedis pune më miqësor.

Ndërkohë që pushimet vjetore tashmë llogariten në 22 ditë, pra shtohen 2 ditë. Nga sqarimi i bërë nga Kuvendi i Shqipërisë thuhet se:

‘‘Leja vjetore u bë me ditë  për t‘i dhënë kuptim qëllimit që nëse punëmarrësi kërkon dy ditë a tre ditë nga leja të ketë sens llogaritja kur leja është me ditë jo me javë. 4 javë kalendarike janë 28 ditë. 22 ditë punë janë pa llogaritur të shtunë, të diel ose nga e hëna në të premte. 22 plus 4 fundjava, të diela dhe të shtuna, domethënë 8 ditë, janë 30 dite. Me ndryshimet në Kodin e Punës, punonjësve u kemi shtuar 2 ditë”.

/a.r

 

Next Post
“Corriere della Sera”: Shqipëria ka plot për të treguar, përveç detit dhe plazheve

Bie prodhimi! Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve detyrojnë KESH që të blejë energji elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In