Amerikanët të pakënaqur me Kosovën sa i përket një vepre të rëndësishme. Zyrtarë të qeverisë kanë deklaruar se në pjesën e parë të nëntorit në kryeqytetin amerikan në Washington përfundimisht do të vendoset lidhur me ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. Kandidate për të marrë këtë projekt madhor për të ardhmen energjike të Kosovës është identifikuar kompania gjigante operuese e energjisë elektrike me seli në New York, Contour Global. Financuesit kryesorë të këtij termocentrali të pritur gjatë supozohet të jenë Banka Botërore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kostoja e ndërtimit parashihet të arrijë deri në 1.6 miliard dollarë me një kapacitet prodhues prej 600 megavatësh.
Opsioni kryesor mbetet tkurrja e “Kosovës së Re”. Financimi do të bëhet në formë të huadhënies. Administrata amerikane ka mbështetur huadhënien nga Banka Botërore për vendet e varfra dhe në këtë kategori sociale është edhe Kosova. Dy vjet më parë Banka Botërore njoftoi se do të ndalë dhënien e huas për projekte të reja energjetike nga thëngjilli, përjashtuar rastet kur nuk ekzistojnë alternativa të tjera dhe mundësi financiare. Në rastin e Kosovës, Banka Botërore duket se ka bërë përjashtim duke garantuar ngritjen e termocentralit të ri për shkak të situatës emergjente të energjisë.