Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndodhet në fshatin bregdetar të Jalës, ku prej disa ditësh Lëvizja Rinore e LSI-së po organizon kampingun e përvitshëm.
Së fundmi Kryemadhi është parë të festojë me të rinjtë e LSI-së, duke hedhur vallen e Kukësit, së bashku me zv/kryetarin e kësaj force politike, Luan Rama.
Prej 4 ditësh Kryemadhi ndodhet në kampin e LRI në Jalë për të ndjekur nga afër zhvillimet dhe aktivitetet e ndryshme që zhvillohen në këtë kamp, atmosfera shlodhëse duket se po i paraprin sezonit të ri politik, ku opozita pritet të marrin një tjetër valle, atë të protestave për largimin e Ramës. /l.m











