• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në vitin e fundit të mandatit, Braçe: Ja arritjet e qeverisë “Rama”

by A R
03/01/2017 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria Rama mori pushtetin me një borxh në më pak se 70% të GDP, e rriti deri rreth 73%  dhe tashmë ky borxh në vitin e katërt të qeverisjes po tenton sërish të shkojë nën 70%.

Por për të ulur borxhin, qeverisë i është dashur të heqë dorë nga disa investime publike për të cilat nuk i pëlqen shumë të krahasohet me paraardhësen e saj. 

Erion Braçe:  Doni një vepër të kësaj qeverise? Vepra më e madhe e kësaj qeverie janë një seri reformash institucionale, të mbështetura me financim nga buxheti i shtetit që natyrisht kanë ndihmuar, jo vetëm strukturimin e shtetit shqiptar por edhe ekonominë kombëtare. Doni një vepër të dytë që është ndërmarrë nga kjo qeveri? Është reforma në energji. Është e turpshme që vazhdon të insistohet me një pyetje: Cila është rruga e madhe që keni bërë juve gjatë këtyre 3 viteve që do mbahet mend apo të krahasohet me rrugën e papërfunduar të Sali Berishës që është vjedhja më e madhe që i është bërë buxhetit të shtetit dhe taksave të qytetarëve shqiptarë dhe që është ajo rrugë që është e pambaruar dhe që konsiderohet rrugë e kombit dhe që për fat të keq fillon me një hinkë, zgjerohet dhe pastaj ngushtohet po prapë për të dalë në kufi. Më vjen keq por ne nuk kemi bërë një rrugë të tillë, hapur fare po ju’a them këtë dhe natyrisht nuk kam turp t’ia them kujtdo qytetari të Republikës së Shqipërisë që, – Po, ne nuk kemi bërë një rrugë si ajo e Sali Berishës. Ne kemi bërë gjëra të tjera që janë investime, janë reforma që natyrisht kanë filluar t’i japin efektet tani, në fund të vitit të tretë të mandatit, natyrisht do të japin efekte edhe gjatë vitit të ardhshëm.

3 reformat kryesore të kësaj qeverie, janë reforma administrativo-territoriale, reforma në arsimin e lartë dhe kryefjala e gjithë mandatit, reforma në drejtësi. Nëse dy të parat, konsensusi me opozitën nuk ishte I detyrueshëm, për drejtësinë, opozita ishte e pashmangshme për shkak të numrave në parlament. Jo më kot, kjo reformë zgjati më shumë se 2 vjet dhe për të u investua edhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar pa të cilin kjo reformë, as që mendohej se do të miratohej. Për herë të parë klasa politike shqiptare, tregoi hapur papërgjegjshmërinë e saj në raport me qytetarët dhe për herë të parë, ndërkombëtarët në Shqipëri floën me emra konkretë për bllokuesit dhe penguesit e një reforme. E gjithë saga e zhvillimeve të reformës në drejtësi, ishte shembulli i qartë se dialogu dhe konsensusi i klasës politike në Shqipëri, është një kulturë e huaj për ne./Oranews/a.m.

Next Post
DETAJET/ Si e kërcënonte kolegen e punës ushtari…”seks me mua ose të publikoj videon intime”

35 të arrestuar në dy ditët e para të vitit 2017, shumica për vjedhje e dhunë në familje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In