Kompanitë italiane për vitin 2014 të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri është rritur me 19%. Këto janë të dhënat e publikuara nga INSTAT sipas të cilave ndërmarrjet e huaja që ushtrojnë aktivitet në vendin tonë u shtuan me 12,6 % për vitin që lamë pas.
Sipas INSTAT 591 kompani të reja me kapital të tërësisht të huaj, por edhe në bashkëpunim me bizneset vendase janë hapur vitin që shkoi.
Dhe shteti që kryeson hapjen e bizneseve të reja në vendin tonë është Italia, bizneset e së cilës janë rritur me 19% krahasuar me vitin 2013.
Janë rreth 364 ndërmarrje italiane të cilat kanë hapur aktivitetin e tyre në vendin tonë.
Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta zënë rreth 4,7 % të ndërmarrjeve gjithsej për vitin 2014. Pronarët apo bashkëpronarët e huaj më së shumti janë italianë, me 43,2 %. Edhe gjatë viteve të mëparshme, pronarët dhe bashkë- pronarët nga Italia kanë qenë mbizotërues.
Gjithashtu shihet një prani në rritje e bizneseve greke, edhe pse në vlera me modeste. Bizneset greke vijnë të dytat për nga numri i kompanive në tregun shqiptar. Gjatë vitit që shkoi prania e bizneseve greke u shtua edhe me 24 kompani të tjera.









