• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Në veting prej 2…/ Kush është gjyqtarja që skandalizoi ndërkombëtarët me vendimin për 21 Janarin, dënoi me burg nënën me foshnjë 8 ditëshe

by Java News
16/03/2023 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka prodhuar polemika dënimi me burg i zonjës Diana Kolaveri (Hoshi) vetëm 8 ditë pasi solli në jetë djalin. Zonja Kolaveri është është dënuar nga gjyqtarja e Tiranës, Ardiana Bera, me 1 muaj e 20 ditë burg për akuzën e braktisjes së fëmijës,  parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal. Gjykata e Tiranës e ka dënuar Diana Kolaverin në qershor të vitit 2022, por vendimi i Adriana Berës është ekzekutuar nga Policia më 7 Mars të këtij viti, vetëm 8 ditë pasi Diana Kishte lindur djalin.

Ndërkaq, të afërmit e Diana Kolaverit kanë theksuar se ajo nuk e ka braktisur vajzën e saj, por është detyruar të largohet pasi ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën. Gjithsesi, edhe nëse fakti penal ekziston, pse prokurori Endrit Bimi që ka bërë kërkesën dhe gjyqtarja Adriana Bera që ka marrë vendimin, nuk zgjodhën një alternativë dënimi, por çuan një grua në burg?

Kaq e rrezikshme paskërka qenë një grua saqë dënimi me gjobë ia kthyen në dënim me burg dhe burgun nuk ia konvertuan dot më shërbim prove? Burgut i kanë shpëtuar nga ana tjetër teafikantë, figura të krimit, personazhe me armë pa leje, grabitës, dhunues, por edhe vrasës.

Adriana Bera që çoi në burg Diana Kolaverin me akuzën e braktisjes së fëmijës, duke lënë pa përkujdesjen e nënës djalin terë ditësh, është po e njëjta gjyqtare, e cila në  8 shkurt të vitit 2013, shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, për të cilët prokuroria kërkonte 23 vite burg për Prendin dhe 25 për Llupon, për vrasjen e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit në protestën e 21 Janarit 2011. Adriana Bera ishte pjesë e trupës gjykuese bashkë me Besnik Hoxhën dhe Ariana Cacon.

Ambasada Amerikane reagoi e tronditur nga ky vendim. Në vijim, Apeli i shpalli vrasës Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, ndonëse vrasjet i konsideroi si vrasje nga pakujdesia. Ndërkaq, Adriana Bera, që kishte shpallur të pafajshëm vrasësist e 21 Janarit, në korrik të vitit 2021, kishte dënuar me 1 vit burg protestuesin e 21 Janarit, Lin Ndreun. Këto episode tregoi se çekiçi i gjyqtares rëndon mbi të dobëtit.

Për Ardiana Berën procesi i Vetingut ka nisur që në dhjetor rë vitit 2020. Edhe pse kanë kaluar më shumë se sa dy vite, ende gjyqtarja nuk ka dalë para Komisionit për t’u njohur me rezultatet e verifikimit./Adriatik Doçi-shqiptarja.com/m.j

Next Post
EMRI/ Kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Ervin Salianjit

EMRI/ Kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Ervin Salianjit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama/ Ja kush ikën e kush vjen (Profilet)

Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama/ Ja kush ikën e kush vjen (Profilet)

February 26, 2026
“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

February 26, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

February 26, 2026
U ekstradua nga Dubai/ Mbërrin në Shqipëri Durim Bami, momenti kur shoqërohet nga Rinasi drejt IEVP

U ekstradua nga Dubai/ Mbërrin në Shqipëri Durim Bami, momenti kur shoqërohet nga Rinasi drejt IEVP

February 26, 2026
Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon SPAK për kthimin në qeli të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon SPAK për kthimin në qeli të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka

February 26, 2026
EMRAT / 7 ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

EMRAT / 7 ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

February 26, 2026
Numri i lartë i të paraburgosurve, Lamallari: Të zbatohen masa alternative si mbikëqyrja elektronike

Numri i lartë i të paraburgosurve, Lamallari: Të zbatohen masa alternative si mbikëqyrja elektronike

February 26, 2026

Edi Rama si “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtor me drejtësinë”

February 26, 2026
Paraqesin rrezik për stabilitetin e saj/ Ndalohet kalimi i mjeteve të rënda në një urë mbi lumin Shkumbin në Peqin

Paraqesin rrezik për stabilitetin e saj/ Ndalohet kalimi i mjeteve të rënda në një urë mbi lumin Shkumbin në Peqin

February 26, 2026
Ekstradimi nga Dubai/ “Pse Durim Bami mund të ‘zbërthejë’ mënyrën se si ka funksionuar krimi shqiptar”

Ekstradimi nga Dubai/ “Pse Durim Bami mund të ‘zbërthejë’ mënyrën se si ka funksionuar krimi shqiptar”

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In