• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Në vetëm 4 muaj gati 1 ton kokainë u zbulua e sekuestrua në Portin e Durrës, 5 operacionet e suksesshme të autoriteteve në Shqipëri

by Java News
13/07/2021 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kapja e afer 15 kilogramëve kokainë sot në Portin e Durrësit është sasia më e vogël, e krahasuar me të gjitha ngarkesat e sekuestruara nga autoritetet shqiptare në muajt e fundit. Vetëm në 4 muajt e fundit 4 operacione të tjera janë realizuar me sukses dhe kanë rezultuar në sekuestrimin e 928 kilogramëve kokainë.

Më 18 qershor një tjetër goditje e fortë e autoriteteve ligjzbatuese në Portin e Durrësit çoi në sekuestrimin e një sasie shumë të madhe kokaine, plot 324 kilogramë e 400 gramë, drogë që kalonte tranzit në territorin shqiptar me destinacion Italinë. Pako të ambalazhuara me firma të njohura parfumesh apo klubesh sportive por edhe një ‘deja vu’ me ëhiskin e famshëm brazilian, me të cilin ishte ambalazhuar sasia 400 kilogramë e kapur në Kosovë 17 majin e kaluar, u gjetën nga policia e Durrësit në serbratorin e një kamioni me targa të huaja, ndërkohë që është prangosur shoferi 40-vjeçar i mjetit, me shtetësi të Maqedonisë së Veriut Nazif Ajrofski.

Vetë i arrestuari nuk e ka pranuar të kishte dijeni për sasinë e drogës ndërkohë që ka thënë se transporton materiale ndërtimi.   Aksioni është ndërmarrë nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit. Mësohet se kamioni me targa të Maqedonisë së Veriut po kalonte tranzit me destinacion Italinë.

Më 17 maj 2021, shtatë ishin të arrestuarit gjatë aksionit ku u sekuestruan 400 kilogramë kokainë në Kosovë, drogë e cila kaloi nga Porti i Durrësit. Për Izet Sheqirin, Kadri Sheqirin, Kadri Ibrahimit, Fehmi Bytyqit, Faton Vrajollit, Enver Belegut dhe Bajram Maliqit, janë dënuar me paraburgim për veprat penale: “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit criminal të organizuar”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe “Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkohë që më 10 prill një tjetër sasi prej 143 kg kokainë e ndarë në 120 pako është kapur nga Policia Shqiptare. Kokaina është gjetur në një konteinier të mbushur me banane për llogari të kompanisë shqiptare ‘Masabi Fruits’ me seli në Kombinat të Tiranës, në anijen ‘Dance’ që u nis nga Ekuadori dhe mbërriti të shtunën në Durrës. Pakot e kokainës kishin të stampuar foton e Pablo Eskobar, narko-trafikantit kolumbian  si dhe shënimet “El mejor” (më e mira) dhe “Viejon” (i moshuari) dhe ishin të mbështjella me natriban kaf dhe të zi. Konteineri ku u gjet droga është shkarkuar nga anija e konteinerëve ”Dance”, anije me flamur portugez që vinte në Durrës pas ndalesës në portin grek të Pireut. Policia ka arrestuar në flagrancë dy ortakët e kompanisë ‘Masabi Fruits’ Klajdi Xibraku e Erion Peti.

Ndërsa më 1 prill, në Portin e Durrësit u kap një tjetër sasi më e vogël, 49 kg kokainë, që vinte nga Amerika Latine në një konteinier me banane në pronësi të Selim Çekaj, babai i Arbën Çekaj, ky i fundit i dënuar me 14 vite burg për sasinë 613 kg kokainë në 2018. Të dy ndodhen aktualisht në burg./Shqiptarja.com

/m.j

Next Post
Bujar Nishani: Lulzim Basha ka mision shkatërrimin e PD, Berisha jashtë loje

Bujar Nishani: Lulzim Basha ka mision shkatërrimin e PD, Berisha jashtë loje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

March 25, 2026
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

March 25, 2026
U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

March 25, 2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

March 25, 2026
Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

March 25, 2026
Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

March 25, 2026
“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

March 25, 2026
“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

March 25, 2026
Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In