Forcat ushtarake ruse u përballën së fundmi me një humbje të rëndë ndaj Ukrainës duke humbur rreth 300 ushtarë në vetëm 4 ditë luftimesh në zonën e Pavlivkas.
Për këtë humbje trupat e Kremlinit fajësuan gjeneralët e tyre të cilët i etiketuan si “të paaftë” dhe për trajtimin e tyre si “mish për top” dhe kërkuan në një letër që presidenti Putin të njoftohet personalisht mbi masakrën e ushtrisë së tij.
Letra e ushtarëve rusë ka ardhur gjatë raporteve në rritje të forcave ruse që organizojnë rebelime në shumë vende për agresionin e nisur në shkurt të këtij viti ndaj Ukrainës.
“Përsëri ne pësuam humbje në një sulm të pakuptueshëm nga gjeneralët Muradov dhe Akhmedov në mënyrë që Muradov të mund të merrte shpërblime nga shefi i shtabit të përgjithshëm Gerasimov dhe medalje nga Rusia për shërbimin e tij.
Si rezultat i sulmit “të planifikuar me kujdes” nga këta “komandantë të mëdhenj”, ne humbëm rreth 300 njerëz në katër ditë, të vrarë, të plagosur dhe të zhdukur”, shkruhet në komunikatën e ushtarëve që mbijetuan./m.j