Shërbimi i veprimit të jashtëm evropian (EEAS), që është në fakt shërbim diplomatik evropian, ka përmbyllur procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për rotacione në përfaqësitë e BE-së në vendet e treta dhe në këtë listë prej rreth 30 personave ndodhet edhe Natalia Apostolova, e cila do të jetë pasardhëse e Samuel Zhbogarit në postin e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë.
“Koha Ditore” mëson nga burimet diplomatike në BE se procedura tashmë është përmbyllur, se Federica Mogherini në cilësinë e shefes së EEAS-it është përcaktuar për kandidatët në fjalë, porse bërja publike e këtyre vendimeve do të ndodhë pasi që edhe vendet ku ata do të dërgohen të japin pëlqimin e tyre, që në gjuhën diplomatike quhet agreman. (b.an)