• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në vend të një duartrokitjeje për Ilir Metën

by Java News
04/12/2016 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Deputeti i PD-së, Astrit Patozi, në një shkrim të tijin në formë opinioni, komenton Konventën e LSI-së, mbajtur dje. Patozi shkruan se ajo ishte një shfaqje e shëmtuar. Madje, deputeti i PD-së sulmon ashpër Ilir Metën se kritikon qeverinë për llogari të luftës së tij të brendshme për pushtet.

Në vend të një duartrokitjeje për Ilir Metën

Nga Astrit PATOZI
Cfarë pret prej nesh Ilir Meta? T’i hidhemi në qafë se po na respekton dhe po na përshëndet nga ekrani me qetësi dhe dashuri? Se po i qan hallin të varfërve dhe, njësoj si ne, po akuzon qeverinë, e cila nuk po e bën si duhet detyrën e vet? Apo që ta trajtojmë si arbitrin e ekuilibruar, që na fton të mos zihemi për “gjëra të vogla”, ne dhe Partinë Socialiste, sepse ka për të gjithë? Në mos tani, më vonë. Duhet vetëm të presësh radhën.
Ishte shfaqja më e shpifur politike që mund të jetë vënë në skenë ndonjëherë në Shqipëri ajo e djeshmja e Pallatit të Kongreseve. Ku ata, që kanë tre vjet e gjysëm me hanxhar në dorë, po vajtonin për kopenë, se po u zvogëloka nga thertorja e qeverisë.
Në fakt, janë të njëjtët, që shkojnë cdo të enjte bashkë me Edi Ramën dhe votojnë cdo ligj dhe vendim, cdo koncension dhe tender, cdo taksë dhe gjobë për plackitjen e këtij vendi nga një qeveri e korruptuar, që e mbajnë mbi shpinë njësoj. Natyrisht, secili me peshën specifike që ka. Pa krenari, por me vendosmëri.E kujt i duhen kritikat prej analisti të Ilir Metës për qeverinë, sa kohë që edhe droga, edhe trafiqet, edhe vjedhjet, edhe arroganca, edhe braktisja e Shqipërisë nga qytetarët e vet, vjedhja e votës e shumë paudhësi të tjera mbajnë vulën e njomë e të thatë edhe të LSI-së? Për të mos thënë që në shumë prej tyre ajo është ose shpikësja ose ka prej vitesh ekskluzivitetin e pakonkurrueshëm.
Unë ende nuk kam dëgjuar për ndonjë dikaster, që drejtohet prej saj, të merret si shembull antikorrupsioni në këtë vend dhe kam frikë se ajo ditë nuk ka për të ardhur ndonjëherë. Por duke e dëgjuar dje Ilir Metën që ankohej për  qeverinë e vet, nuk më duket e largët dita kur të shohim shumë shpejt edhe Edi Ramën që të akuzojë me zë e figurë kabinetin e tij. Dhe kjo, sigurisht, që është tejkalim i cdo limiti në cinizmin politik.
Ilir Meta, ti nuk mund të jesh edhe qeveria, edhe opozita, edhe partia, dhe populli, edhe prokurori, edhe gjyqtari, edhe punëtori i pasiguruar, edhe punëdhënësi i pashpirt, edhe gazetari i angazhuar, edhe botuesi, që paguhet për të fshehur të vërtetën, edhe Sokrati i vuajtur, edhe derri i kënaqur. Sepse, jo vetëm politika, por edhe vetë jeta, është zgjedhje, dhe ti e kë bërë prej shumë kohësh tënden.Sepse edhe po të na zërë gjumi ne si opozitë, që nuk ka pse të ndodhë, nuk të lënë të tjerët të tallesh. Nuk të lë ajo armatë e madhe shqiptarësh, për të cilët ti bën sikur flet me dhembshuri, e cila e refuzon qeverinë tënde, edhe për arsyet qe ti përmende. Natyrisht, që ka edhe të tjera, se ti nuk i thua dot të gjitha. Por ti dhe LSI nuk mund t’i përfaqësoni kurrë ata.Sepse ti nuk ke asnjë ndryshim nga Edi Rama. Nuk e kam fjalën, as për stilin, as për formimin dhe as për karakterin, që mund ti keni ndoshta të ndryshëm. Por kjo nuk ka asnjë rëndësi në raportin tuaj me qytetarët shqiptarë.
Ju jeni njësoj, sa kohë grabisni dhe gëzoni njësoj privilegjet e pushtetit të korruptuar të një qeverie të pashpirt. E bëni këtë në mënyrë të strukturuar, ditë për ditë, secili duke shqyer pjesën e vet të presë, që e keni vënë prej më shumë se tre vjetësh në mes të

Next Post
Operacion antidrogë në Shkodër, arrestohen dy persona sekuestrohen armë e municione

Prrenjas, ushtron dhunë fizike  ndaj babait arrestohet 37-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In