• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në vend të bëhet muze, mbi Monopolin e Tetovës ra heshtja e një ekskavatori

by S T
10/06/2025 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shembja e Monopolit të Tetovës nuk përfaqëson thjesht zhdukjen e një objekti industrial nga memoria urbane, por një akt të heshtur institucional ndaj një segmenti të errët të së kaluarës kolektive që ende nuk ka gjetur vend në narrativën zyrtare. Ky objekt, në të cilin çdo familje e Pollogut kishte më së paku një anëtar të prekur nga pasojat e dhunës dhe represionit të një epoke të errët, ishte më shumë se një ndërtesë  ishte një dëshmi e gjallë e përjetimeve të heshtura të një komuniteti të tërë

Nga Prof.dr.Skender ASANI

Në skajet e një qyteti të ngjeshur ndërmjet dy epokash, gjendet  ose më saktë, gjendej – një strukturë që dikur mbante jo vetëm tym duhani, por edhe frymën e fundit të një kohe të trazuar. Monopoli i Tetovës, një ndërtesë e zakonshme për sy të zakonshëm, kishte përjetuar një funksion të pazakonshëm në një stinë të errët të historisë. Për një periudhë të shkurtër, por të ngarkuar me tension dhe dhimbje, ai u shndërrua në një stacion ndalimi  jo për mallra, por për njerëz. Njerëz të mbledhur, të sistemuar, të ndarë. Jo për qëllime tregtare, por për “administrim” të realiteteve politike të pasluftës.

Shumë nga ata që u futën brenda atyre mureve, nuk dolën më. Shumë prej atyre që dolën, mbartën përjetë heshtjen e asaj hapësire. Ashtu siç ndodh rëndom me memorien kolektive të komuniteteve të cilat nuk kanë pasur fatin të kenë histori të “institucionalizuar”, edhe kjo ngjarje mbeti jashtë teksteve dhe jashtë përmendoreve. Ajo u transmetua në formën më primitive të kujtesës: nga goja në gojë, nga pleqtë te nipërit, nga lotët e heshtur te pyetjet pa përgjigje.

Përmasat e saj nuk ishin të një rrethi të ngushtë: thuajse çdo familje e rajonit të Pollogut kishte, së paku, një anëtar që ishte prekur drejtpërdrejt nga kjo ngjarje qoftë i thirrur, i zhdukur apo i keqtrajtuar. Disa humbën bijtë, të tjerë vëllezërit, kushërinjtë, apo komshinjtë. Kjo e bëri Monopolin jo thjesht një vend-ngjarje, por një plagë kolektive, që jetoi përmes heshtjes së çdo shtëpie që kishte një derë të hapur për të pritur dikë që nuk u kthye kurrë.

Për çudi, edhe pse ndodhi në të njëjtin territor dhe në të njëjtën kohë me histori të tjera që sot përkujtohen me solemnitet, Monopoli i Tetovës nuk e fitoi të drejtën për të qenë simbol. Nuk pati fatin të shndërrohej në muze, as në vend për reflektim. Mbi të nuk u vendos asnjë pllakë. Në vend të një skulpture në përkujtim, mbi të ra heshtja e një ekskavatori.

Nëse kujtesa është pasuri e shteteve që duan të ndërtojnë identitet të drejtë dhe gjithëpërfshirës, atëherë harresa është investim i qëllimshëm shpesh i heshtur për të selektuar kujt i lejohet të kujtojë dhe kujt jo. Dhe në këtë zgjedhje selektive, disa hapësira mbeten jashtë arkitekturës zyrtare të kujtesës. Jo për mungesë rëndësie historike, por për shkak të biografisë etnike të viktimave të saj.

Nuk është e pazakontë që ndërtesat me barrë historike të trajtohen me një lloj nervozizmi institucional. Ato janë dëshmi që nuk flasin, por thërrasin. Monopoli i Tetovës thërriste një të vërtetë që nuk përputhej me narrativën dominante. Ai kujtonte një ngjarje që nuk u pranua si pjesë e “tragjedive të ligjshme”. Ai prekte ndjenja të një komuniteti që për dekada ka përjetuar përjashtimin nga kujtesa zyrtare.

Dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye, vendimi për ta shembur atë ndërtesë u mor pa ndonjë debat publik, pa ceremoni, pa ndonjë ndjesë apo dokumentim. Ajo u zhduk me heshtjen e një procesi që e njeh mirë logjikën e fshirjes së gjurmëve. Sepse në fund, kur nuk e përball dot të kaluarën, më lehtë është të shembësh ndërtesën sesa të përballesh me historinë që ajo përfaqëson.

Por historia nuk është vetëm në mure. Ajo jeton në ndërgjegje, në kujtime dhe në pyetjet që brezat do të bëjnë gjithmonë: Pse një kamp në një qytet tjetër u bë muze, dhe ky jo? Pse një viktimë u përkujdes, dhe tjetra u harrua? Dhe a mund të ketë drejtësi kolektive kur vetë kujtesa është e njëanshme?

Shembja e Monopolit të Tetovës nuk përfaqëson thjesht zhdukjen e një objekti industrial nga memoria urbane, por një akt të heshtur institucional ndaj një segmenti të errët të së kaluarës kolektive që ende nuk ka gjetur vend në narrativën zyrtare. Ky objekt, në të cilin çdo familje e Pollogut kishte më së paku një anëtar të prekur nga pasojat e dhunës dhe represionit të një epoke të errët, ishte më shumë se një ndërtesë ishte një dëshmi e gjallë e përjetimeve të heshtura të një komuniteti të tërë. Rënimi i tij, i justifikuar me gjuhë zhvillimore, flet në fakt për një politikë të qëllimshme të harresës selektive, ku dhimbja shqiptare mbetet jashtë përkujtimit institucional dhe kujtesës kolektive shtetërore. Në këtë shembje nuk rrënohen vetëm mure, por zhbëhen urat e transmetimit ndërbreznor të së vërtetës historike, duke lënë pas një boshllëk në ndërgjegjen qytetare dhe duke forcuar ndjesinë se kujtesa jonë vlen vetëm nëse përputhet me format e lejuara të përkujtimit. Por historia nuk zhbëhet me buldozerë ajo mbijeton në vetëdijen e atyre që refuzojnë të heshtin dhe do të vazhdojë të kërkojë vendin e saj, derisa të njihet jo si barrë, por si përgjegjësi e përbashkët.

 

Next Post
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Cila është anomalia politike e Shqipërisë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In