• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Në udhëkryqin e maturisë politike

by Skënder Asani
15/10/2025 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Evropa nuk pranon shtete që ndajnë qytetarët sipas përkatësisë, por ato që ndërtojnë vlera të përbashkëta mbi drejtësi dhe përfshirje. NATO nuk ofron vetëm siguri ushtarake, por kërkon stabilitet politik të brendshëm dhe partneritet shoqëror. Elita shtetërore maqedonase duhet të heqë dorë nga nostalgjitë e rrezikshme të projekteve etnocentrike dhe të përqafojë filozofinë e bashkëjetesës si model të së ardhmes.

Nga Prof. dr. Skënder ASANI

Kur një shtet arrin në pikën e maturisë politike, ai duhet të dijë të zgjedhë mes kujtesës dhe përgjegjësisë, mes frikës dhe vizionit. “Udhëkryqi i maturisë politike” nuk është një metaforë abstrakte, por realiteti me të cilin përballet sot Maqedonia e Veriut. Ky është momenti që do të përcaktojë nëse vendi do të ecë përpara drejt së ardhmes euroatlantike, apo do të mbetet peng i projekteve etnocentrike që e kanë mbajtur për tri dekada në ciklin e krizave dhe përçarjeve të përsëritura.

Maturia politike, në këtë kontekst, nënkupton aftësinë për të braktisur retorikën e frikës, për të zgjedhur bashkëjetesën mbi dominimin dhe për ta bërë kohezionin ndëretnik themel të shtetformësisë moderne.

Historia politike e Maqedonisë së Veriut nuk matet me numrin e institucioneve që ka ndërtuar, por me aftësinë për të nxjerrë mësime nga gabimet e së kaluarës. Për gati tri dekada, vendi ka kaluar nëpër cikle të përsëritura krizash politike dhe ndëretnike, që nuk kanë qenë produkt i natyrës së shoqërisë, por i projekteve të vjetra nacionaliste të rikthyer në formë moderne. Çdo herë që vendi i afrohet një etape të re integruese, zgjohen impulset e vjetra të përjashtimit dhe dominimit etnik, të cilat përpiqen ta mbajnë shtetin peng të së kaluarës.

Fushata parazgjedhore e vitit të kaluar dëshmoi se si retorika populiste mund të kthehet në mekanizëm të rrezikshëm për deformimin e vet shtetësisë. Me tezën për “rikthimin e shtetit”, kryeministri Mickovski arriti të fitojë zgjedhjet parlamentare, duke ndërtuar një narrativë që synonte jo reformimin, por suprimimin e ligjeve që përbëjnë bazën e shtetformësisë së shqiptarëve. Pas marrjes së pushtetit, qeveria e tij hapi rrugën për marrëveshje të errëta financiare me hua miljardëshe të paqartë në origjinë dhe i krijoi terren të lirë shtrirjes së botës serbe dhe ndikimit ruso-kinez, duke e futur shtetin në një trajektore pa drejtim dhe pa siguri. Edhe në nisje të fushatës për zgjedhjet lokale, retorika e tij politike vazhdon të mbajë të njëjtin ton përjashtues, duke paralajmëruar eliminimin e subjektit politik shqiptar që lindi nga fryma e Marrëveshjes së Ohrit  forcë që për dy dekada ka qenë promotore e zbatimit të saj. Pas këtyre zgjedhjeve, përgjegjësia për orientimin e ardhshëm të Maqedonisë bie mbi vetë kryeministrin: nëse vendi do të zgjedhë rrugën e stabilitetit dhe integrimit euroatlantik, apo do të zvarritet drejt një spiraleje konfliktesh që mund ta zhysin në paqëndrueshmëri dhe pa perspektivë.

Në vend që të ndërtohet një model qeverisës mbi besimin qytetar dhe barazinë institucionale, elitat politike kanë lejuar që kalkulimet e ngushta partiake të errësojnë vizionin shtetëror. Kështu, edhe proceset më të rëndësishme si ndryshimet kushtetuese dhe debatet identitare janë instrumentalizuar për përfitime politike afatshkurtra, duke zbehur frymën e partneritetit ndëretnik që e bëri të mundur stabilitetin pas vitit 2001.

Kujtesa historike e vitit 2001 nuk duhet parë si traumë, por si busull për të ardhmen. Marrëveshja e Ohrit nuk ishte vetëm pakt për paqe, por themel për një rend të ri demokratik, që e ngriti barazinë qytetare në parim kushtetues dhe e bëri bashkëjetesën pjesë të identitetit shtetëror.

Çdo tentativë për ta relativizuar këtë marrëveshje, për ta zëvendësuar me modele të selektivitetit etnik apo për ta përdorur si mjet presioni politik, është devijim nga rruga e stabilitetit dhe e integrimit. Historia e këtij vendi ka dëshmuar se sa herë është sfiduar fryma e Ohrit, vendi është zhytur në krizë; dhe sa herë është respektuar ajo, Maqedonia e Veriut ka ecur përpara në rrugën euroatlantike.

Në këtë realitet politik, faktori shqiptar ka luajtur dhe vazhdon të luajë rolin më stabilizues në shtet. Shqiptarët kanë dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave europerëndimore dhe kanë qenë promotorë të barazisë qytetare, duke ruajtur stabilitetin edhe në momentet më të ndjeshme.

Por kjo përgjegjësi nuk mund të mbetet e njëanshme. Një shtet nuk mund të ndërtohet mbi sakrificën e njëanshme të një komuniteti, por mbi përkushtimin e përbashkët të të gjithë qytetarëve. Elita shtetërore maqedonase duhet të kuptojë se respektimi i faktorit shqiptar nuk është çështje favori, por garanci për ekzistencën e vet shtetit multietnik.

Kohezioni ndëretnik nuk është luks politik, as kompromis i përkohshëm është strategji shtetërore për mbijetesë dhe zhvillim. Në një rajon ku tensionet etnike dhe ndërhyrjet e jashtme janë ende faktor destabilizues, vetëm ndërtimi i një shoqërie me barazi reale dhe besim të ndërsjellë mund të garantojë stabilitet afatgjatë.

Evropa nuk pranon shtete që ndajnë qytetarët sipas përkatësisë, por ato që ndërtojnë vlera të përbashkëta mbi drejtësi dhe përfshirje. NATO nuk ofron vetëm siguri ushtarake, por kërkon stabilitet politik të brendshëm dhe partneritet shoqëror.

Maqedonia e Veriut duhet ta kuptojë këtë realitet: pa konsensus të brendshëm ndëretnik, çdo proces integrues mbetet formal dhe i brishtë.

Ky është momenti kur Maqedonia e Veriut duhet të tregojë maturi politike dhe historike. Koha e alibive ka përfunduar. Nëse ky vend dëshiron të ruajë stabilitetin dhe të hapë perspektivën e integrimit, duhet të lirojë veten nga pengjet e së kaluarës dhe të ndërtojë një kontratë të re shoqërore mbi partneritetin ndëretnik, respektin institucional dhe drejtësinë qytetare.

Elita shtetërore maqedonase duhet të heqë dorë nga nostalgjitë e rrezikshme të projekteve etnocentrike dhe të përqafojë filozofinë e bashkëjetesës si model të së ardhmes. Sepse vetëm një Maqedoni e Veriut që e ndërton të ardhmen mbi respekt, barazi dhe vizion përbashkues do të mund të ecë me siguri drejt integrimit euroatlantik dhe të fitojë respektin e partnerëve ndërkombëtarë.

Ky është udhëkryqi i maturisë politike: të zgjidhet rruga e bashkëjetesës si garanci për paqe, zhvillim dhe perspektivë përndryshe, historia nuk do të falë përsëritjen e gabimeve, por do të dëshmojë se mungesa e maturisë politike mund të kthehet në autogol historik, ku humb jo vetëm stabiliteti, por edhe vet ideja e shtetit multietnik që u ndërtua me shumë sakrifica. Dhe në atë moment, do të jetë tepër vonë për t’u rikthyer në udhën e arsyes politike që e kërkon koha dhe historia.

Shkup, 13 tetor 2025

Next Post
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Zgjedhjet në Bashkinë Tiranë, si ndeshje derbi… 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

700 familjeve shqiptare u kërkohet të largohen vullnetarisht nga Anglia/ 3 mijë paund për të lënë vendin. Kërkesa nga..

700 familjeve shqiptare u kërkohet të largohen vullnetarisht nga Anglia/ 3 mijë paund për të lënë vendin. Kërkesa nga..

December 5, 2025

“Flamur Noka me zor ka mbaruar fakultetin” – Reagimi i Dash Sulës për Salianjin: Bravo i qoftë

December 5, 2025
Mori 2,4 milionë lekë për një ndërtim pa leje, çohet për gjykim polici bashkiak dhe qytetari

Ndonjë anëtar i KLP-së a është nën hetim nga SPAK? Ja përgjigjia që jep Prokuroria e Posaçme

December 5, 2025
“Mbërriti zarfi me..”/ Çudit me deklaratën e tij Berisha: Kartelet shqiptare përcaktojnë zgjedhjet edhe në Amerikën Latine!

“Mbërriti zarfi me..”/ Çudit me deklaratën e tij Berisha: Kartelet shqiptare përcaktojnë zgjedhjet edhe në Amerikën Latine!

December 5, 2025
Greqi/ Vijojnë protestat e fermerëve, bllokohet rruga Kakavijë-Janinë. U lejohet kalimi vetëm emergjencave shëndetësore

Greqi/ Vijojnë protestat e fermerëve, bllokohet rruga Kakavijë-Janinë. U lejohet kalimi vetëm emergjencave shëndetësore

December 5, 2025
Gjyqi për Erion Veliajn, ish-deputetja e PS e marrë e pandehur kërkon pushim të çështjes

Gjyqi për Erion Veliajn, ish-deputetja e PS e marrë e pandehur kërkon pushim të çështjes

December 5, 2025
Konferenca me Komisioneren Kos, Rama: Rajoni më afër BE-së, fokus te tregu i përbashkët dhe…

Analisti reagon “prerazi”: Më mirë të na e kapë SPAK-un Edi Rama, sesa amerikanët…

December 5, 2025
Berisha: Fuqia e drogës në regjimin e Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve

Berisha: Fuqia e drogës në regjimin e Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve

December 5, 2025
Shtyhet me një javë seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, shkak bojkoti i avokatëve

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn/ E radhës do të mbahet më 12 dhjetor

December 5, 2025
7 pyetjet e Veliajt, Dumani nuk përgjigjet: Dosja e tij e ndarë në fraksion tjetër

Dritëhijet e një mandati që ndryshoi Shqipërinë: Altin Dumani dorëzon stafetën e drejtimit të SPAK-ut

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In