Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe kryeministri Edi Rama inauguruan sot spitalin COVID 4, një parapërgatitje në rast se vendi do të goditet nga një valë e dytë e pandemisë.
Manastirliu u shpreh se spitali i ri përmban 100 shtretër, ndërsa shtoi se në total janë 400 shtretër në dispozicion, në rast se do të shtohet numri i të infektuarve.
“Do përdoret si një spital kavalishencë. Kapaciteti i këtij spitali është 100 shtretër, 50 me oksigjen, përfshirë terapinë intensive. Ka dalë një strukturë që rrit kapacitet tona të spitaleve, Kemi planifikuar në skenarët tanë në total 400 shtretër. Kemi COVID!, COVID2 dhe COVID3, shtohet dhe COVID4 nëse fluksi do të jetë i madh, dihet që një valë e dytë mund të jetë probabël dhe duhet të përgatitemi”, u shpreh Manastirliu.
g.kosovari











